Europiani i parë i Shqipërisë po shoqërohet nga detaje interesante që kanë entuziasmuar çdo tifoz tonin. Pas shkrimit shqip të gazetës zvicerane Blick, nga Franca vjen një tjetër ngjarje.

Sapo futesh në qytezën Perros Guirec, në Francë gjëja e parë që të bie në sy janë flamujt e Shqipërisë. Qendra e qyetetit, dyqane dhe zyra mbajnë në vitrinat e tyre flamuj dhe simbole me ngjyrat kuqezi. ‘’Po kështu edhe në sheshin përpara bashkisë, krahas flamurit francez dhe atij të Bashkimi Europian, është vendosur edhe flamuri ynë kombëtar’’, raporton FSHF.
 
E gjithë kjo atmosferë shqiptare në këtë qytezë e ka një shkak, aty është akomoduar ekpi ynë. Banorët e vendit tregohen kuriozë dhe dashamirës teksa shikojnë autobusin apo anëtarët e delegacionit të Shqiprisë.

Banorët e kësaj qyteze të vogël mund ta cilësojnë akomodimin e Shqipërisë në territorin e saj si një nga ngjarjet më të rëndësishme që u ka ndodhur dhe ky fakt i bën krenarë. Shipëria në këtë mënyrë nuk po krenon vetëm tifozët e saj, por edhe francezët mikpritës të veshur kuqezi. 

franca kuqezi