Rëndësia e anglishtes, Peleshi: Eshtë
kriter, rol të madh në tregun e punës

Rëndësia e anglishtes, Peleshi: Eshtë<br />kriter, rol të madh në tregun e punës
TIRANË - Rritja e numrit të personave që flasin gjuhën angleze në vendin tonë ka qenë në qendër të aktivitetit të zhvilluar me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Angleze në Hotel Tirana.
 
Zv.Kryeministri Niko Peleshi, pasi vlerësoi së tepërmi rëndësinë e anglishtes, si një gjuhë me përmasa globale dhe që luan rol mjaft të madh në tregun e punës, tha se Shqipëria do të vazhdojë ta konsiderojë anglishten në tërësi si një kriter.

Ndërsa Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, vuri në dukje tiparin që po karakterizon çdo ditë e më tepër këtë fakultet, që është “të qenit i hapur ndaj njohjes së gjuhëve të huaja”. 

Ërl Uoll, drejtori i Korpusit të paqes, shpalosi projektet që do të zbatohen për fuqizimin dhe përhapjen e gjuhës angleze në Shqipëri 

Ai tha: “Nuk e ekzagjeroj kur them se rasti i bashkëpunimit të Qeverisë shqiptare me atë amerikane dhe po ashtu rasti i bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë është një ndër më të suksesshmit.

Programi më i madh që kemi aktualisht është ai i të mësuarit të anglishtes si gjuhë e huaj. Në vitet në vijim ne kemi planifikuar që të kemi mesatarisht rreth 60 vullnetarë, të cilët do të japin kontribut për mësimdhënien në shkolla
dhe po ashtu do të atashohen edhe në nivelin universitar. Sëbashku me Kombet e Bashkuara ne organizojmë një konferencë të përvitshme, e cila po e rrit ndikimin e saj për përhapjen e anglishtes.”
 
Aktiviteti është mbështetur edhe nga “Shqiptarja.com” dhe tv “A1 Report” si dhe nën kujdesin e përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
 
Gjuha Angleze është gjuha e huaj e dytë më e përhapur në të gjtihë botën, duke u vendosur në stadin e një gjuhe ndërkombëtare.
 
Përvetësimi i anglishtes është një ndër elementët më të rëndësishëm të depërtimit në tregun global të punës. Mendohet se gjuha angleze flitet nga 800 milionë persona në të gjithë botën.
 
Redaksia online
(ar.sh/l.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan