Rënia ekonomike ndikon që
mamatë të nevrikosen me fëmijët

Rënia ekonomike ndikon që<br />mamatë të nevrikosen me fëmijët
New York- Studimi më i fundit i bërë nga shkencëtarët amerikanë ka në fokus nënat e nevrikosura.

Ata kanë studiuar nënat e mërzitura, të nervozuara të cilat bëjnë që ti bërtasin fëmijëve të tyre.

Studimi arriti në rezultatin se mamatë i nxehen më shumë fëmijëve të tyre gjatë krizave ekonomike.

Shkencëtarët zbuluan se prindërit janë bërë më të ashpër gjatë recensionit të madh ekonomik ShBA gjatë viteve 2007-2009.

Studimi i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut ka marë në studim 2600 gra nga qytete të ndryshme të SHBA.  

Dr Doohon Lee i këtij Universiteti është shprehur:-“ zakonisht është menduar se vështirësitë ekonomike brenda familjes të çojnë në një nivel të lartë stresi i cili përkeqëson cilësinë e të qenit prindër.

Por rezultatet tona tregojnë se një rënie më e madhe ekonomike në komunitetin ku jetojmë ndikon negativisht tek prindërit, pavarësisht nga kushtet ekonomike familjare.

Sipas studimit të publikuar në “National Academy of Sciences” efekti për të cilin flitet është gjetur vetëm tek mamatë të cilat bartin versionin e gjenit DRD2, i cili i bën ato të reagojnë negativisht ndaj mjedisit rrethues.

Rënia ekonomike nuk kishte të njëjtin efekt tek ato nëna të cilat nuk e kanë këtë gjen.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve