Rënie e fuqishme e vlerës së
dollarit, euro njësoj ndaj lekut

Rënie e fuqishme e vlerës së <br />dollarit, euro njësoj ndaj lekut
Është vlerësuar ndjeshëm në tregun vendas valutor leku në këmbimet me dollarin amerikan, i cili ka humbur sërish pike, duke u kuotuar në 107.28 lekë. Deri pak ditë më parë, valuta e SHBA shitej në tregun shqiptar me mbi 110 lekë.

Rënia e dollarit lidhet me zhvlerësimine tij në tregjet ndërkombëtare, ku të hënën një euro këmbehej me 1.3 dollarë, duke u rritur me 0.32% në raport me fundin e javës.

Monedha vendase ka nisur një javë të qëndrueshme, pasi e mbylli të premten duke u forcuar ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.81 lekë, pothuajse në të njëjtat kuota të fundit të javës së kaluar.

Pritet që në këtë periudhë të vitit të ketë një rigjallërim të kërkesës së tregtarëve për valutë të huaj për të bërë furnizimet e fundvitit. Kjo zakonisht zhvlerëson përkohësisht lekun, por prurejt e emigrantëve që vijnë për festat e stabilizojnë situatën.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?