Rënie e ndjeshme e
parave nga emigrantët
Paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pasqyruar krizën ekonomike që po kalojnë dy fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.
TIRANE - Paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pasqyruar krizën ekonomike që po kalojnë dy fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të bilancit të llogarisë korente, për tremujorin e parë 2013, bëjnë të ditur se transfertat hyrëse të emigrantëve në Shqipëri për janar-marsin e këtij viti ishin 117 milionë euro, me rënie 30% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar në shifra absolute edhe nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit.
Pas një rritjeje në muajt e parë të 2012-s, trendi i remitancave është kthyer sërish në kahun rënës, teksa si Greqia dhe Italia nuk po arrijnë të dalin nga recesioni nga njëra anë dhe lidhjet e emigrantëve me vendin amë po shkëputen, një tendencë e natyrshme kjo, nga ana tjetër.
Një pjesë e konsiderueshme e individëve apo familjeve që jetonin e punonin në Greqi janë kthyer në atdhe. Sipas burimeve të ministrisë së Punës, numri i tyre kalon 40 mijët.
Krahas ndikimit të krizës, një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë tendencë është edhe ai ciklik, ku, pas mëse 20 vitesh, teksa janë integruar pothuajse tërësisht dhe janë legalizuar në shtetet ku jetojnë e punojnë, emigrantët po i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.
Këto transferta kanë qenë një burim i rëndësishëm jetese për një shtresë relativisht të varfër të popullsisë, ndërkohë që kanë qenë një nxitje e rëndësishme e konsumit në vend. Rënia e tyre është një sinjal i keq për shitjen e banesave, në një sektor të ekonomisë, ku numërohen prej vitesh 6 mijë apartamente të mbetura pa u shitur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29