Investimet e Huaja Direkte shënuan rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014. Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte, vijojnë të mbeten të përqendruara në sektorin e hidrokarbureve (në masën 27%), energjetikës (me rreth 25%), ndërtimit (në masën 17%), dhe sektori i telekomunikacionit (me 6%). Ndërkohë që rënia më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e hidrokarbureve.