Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, nga një aksident në vendin e punës, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Reaglia, në Torino, ku viktimë ka mbetur 40-vjeçari shqiptar Rami Nazeraj, ndërsa vëllai i tij ndodhet në gjendje të rëndë. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ku vijon luftën për t’i shpëtuar vdekjes.
Mediat fqinje raportojnë se 40-vjeçari shqiptar ka qenë duke krasitur pemët së bashku me vëllanë, kur platforma në të cilën ndodheshin është rrëzuar. Ngjarja ka rezultuar fatale për 40-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa në rrezik është dhe shqiptari tjetër.

/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO