Vdekja e Tanushit/ SHBA-të mesazh ngushëllimi: Nderim të sakrificës së tij

Vdekja e Tanushit/ SHBA-të mesazh ngushëllimi: Nderim të sakrificës së tij

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës në Letoni.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, shkruhet: Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.

Tanushi nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 7 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, më 10 maj.

Trupi i tij i pajetë pritet të mbërrijë të mërkurën në Shqipëri. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte, ndërkohe që pritet të saktësohet orari dhe vendi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 14/05/2019 10:18

    Allahu jua lehtesofte dhimbjen familjeve, u prefshin ne xhenet deshmoret e Atdheut Zarifja dhe Klodiani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët