Ra nga makina, flet mjeku i urgjencës: Fëmija ka marrë plagë pas koke, është në reanimacion

Mjeku i Urgjencës në Shkodër është shprehur se fëmija 5-vjeçar i cili ra nga xhami i pasmë i makinës së babit të tij është në gjendje të rëndë dhe është futur në reanimacion, pasi ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Mjeku Astrit Lahi është shprehur se është herët për të thënë nëse e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, megjithatë mjekët po bëjnë ekzaminimet e nevojshme herë pas here për të parë gjendjen e tij.

"Gjendja e fëmijës është praktikisht e rëndë si pasojë  e një traume. Pa koshiencë, ishte gjendur nga qytetarët në rrugë. Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës dhe me çrregullime të frymëmarrjes. Është në egzaminime në vazhdimësi. Për momentin është në reanimacion. Është herët me fol, se paraqet shenja. E sollën qytetarët të rrëzuar. Nuk kishin as informacion për të. Është paraqitur edhe i ati i cili na ka thënë se ka rënë nga xhami i pasmë. Dëmtimin fëmija e ka pas koke' tha Shefi i Urgjencës, Astrit Lahi.  


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Fëmija 5-vjeç 'fluturon' nga dritarja e makinës, babai vijon udhëtimin! E çon në spital një shofer i rastit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar