Një prej mistereve të më të mëdhaja e që ndoshta do të mbetet e pazbuluar është pikërisht formula e Cola-Colës. Në kompaninë ku ajo prodhohet vetëm dy menaxher dhe secili prej tyre në mënyrë të përgjysëmuar mund të jetë në dijeni të kësaj formule, e cila ruhet me mjaft përkushtim në një bankë. Megjithatë ekzistonte edhe një person tjetër në dijeni të përbërjes së saj, i cili nuk ka patur lidhje me pijen. Ky person ishte pikërisht rabini Tobias Geffen. I pyetur nga një besimtar a ishte e në rregull apo e gabuar në bazë të fesë konsumimi i pijes, Geffen u interesua për këtë fakt tek drejtuesit e kompanisë. Ata u detyruan t’i tregojnë rabinit formulën sekrete nën betimin se nuk do t’a tregonte asnjëherë. Tobias Geffen pranoi tek ndjekësit e fesë së tij vetëm që pija mund të konsumohej por kurrë nuk e rrëfeu formulën sekrete.Ai ndërroi jetë duke marrë me vete edhe sekretin e pijes më të shitur Cola-Cola. (xh.k/shqiptarja.com)