Aktorja e njohur hollivudiane Rachel McAdams është ndarë nga aktori Michael Sheen me të cilin ishte e lidhur prej dy vitesh.

rachel mcadams

Sipas tabloidit “Usmagazine.com” çifti ka vendosur t’i japë fund lidhjes pa publikuar arsyet.

Megjithatë sipas mediave të huaja angazhimet e shumta të dy aktorëve dhe largësia mendohen të kenë qenë arsyet e vërteta të kësaj ndarje.

rachel mcadams

Rachel dhe Michael janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “Midnight in Paris” i publikuar në vitin 2011.

rachel mcadams

Ata janë fotografuar shpeshherë së bashku duke u dukur gjithnjë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

(xh.k/shqiptarja.com)