Racizmi në familjen mbretërore britanike, reagon princi William: Familja Mbretërore 'shumë jo raciste'

 Racizmi në familjen mbretërore britanike, reagon princi William: Familja Mbretërore 'shumë jo raciste'

 

Deklaratat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, për racizëm në familjen mbretërore kanë shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Princi William, në reagimin e tij të parë pas intervistës së bujshme ka thënë se familja mbretërore nuk është  "familje raciste".

Ndërsa largohej nga një shkollë në Stratford së bashku me gruan e tij Dukeshën e Kembrixhit Princi William u pyet nga një reporter: "A është familja mbretërore një familje raciste ?"

Duka u përgjigj: "Ne jemi një familje shumë jo-raciste".

I pyetur nëse ai kishte folur me Princin Harry që nga intervista e Oprah, Princi William tha: "Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas".

Pallati Buckingham tha të martën se  pretendimi se një anëtar i familjes mbretërore ka diskutuar në lidhje me ngjyrën e lëkurës së foshnjës së palindur është  "shqetësues".

Pallati tha se "kujtimet mund të ndryshojnë" por theksuan se Sussexes "do të ishin gjithmonë anëtarë të dashur të familjes".

Në intervistën televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey se Princi Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes pa emër "sa e errët" mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.

Princi Harry më vonë i sqaroi Oprah-ut se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë