Rada: Do digjej Kuvendi? Pse Ilir Meta nuk çoi para drejtësisë personat përgjegjës?!

Rada: Do digjej Kuvendi? Pse Ilir Meta nuk çoi para drejtësisë personat përgjegjës?!

Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Ilir Meta e ka pasur gjithmonë këtë cilësi: ka thënë gjërat më të rënda me qetësinë më të madhe. Edhe kësaj rradhe, para komisionit hetimor parlamentar, ai ka përsëritur faktin se ka pasur informacione nga agjensitë e specializuara, se do të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Padyshim një informacion shumë i rëndë, pasi bëhet fjalë për institucionin më të lartë të vendit.

E megjithatë, kjo i ka mjaftuar presidentit të shtyjë zgjedhjet, por jo të ndjekë deri në fund në rrugë ligjore këtë skenar kaq të zi dhe me pasoja për vendin. E kjo ndodh sepse vetë Ilir Meta ka një ide shumë specifike dhe të habitshme për atë që konsideron urgjente dhe të rrezikshme. Shtyu zgjedhjet se do i vihej zjarri parlamentit, por nuk na thotë se cilët donin ta digjnin. Dekretoi 13 tetorin me kokën e vet, pasi do digjej Shqipëria, por nuk na jep asnjë “identikit” të zjarrvënësve.

Presidenti ka shkelur hapur dhe në mënyrë flagrante ligjin. Sapo e pranoi sot para gjithë shqiptarëve. E vetmja alibi e tij ishte alibia e çdo shkelësi: e kam bërë, por e kanë bërë dhe të tjerët para meje! Zoti Meta, mjerë kush kapet! Dhe ju u kapët, madje me fjalët tuaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 10/09/2019 14:56

    Inati i Skrapar-lliut do i haj koken e tij me 6 cepa,o Zot ndjese sa i neveritshem qe eshte kur ben foto me Qimin,me mace apo me qen ruajna Zot!!!!!

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 09/09/2019 13:33

    Sepse Skrap Arliu ben pjese vet ne grupin e zjarrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet