Rada skulpturë në bronz për nder të
vuajtjeve shqiptare gjatë komunizmit

Rada skulpturë në bronz për nder të<br />vuajtjeve shqiptare gjatë komunizmit
Një skulpturë madhështore, kushtuar sakrificave të klerikëve dhe përsekutimit mizor të tyre gjatë regjimin komunist, po merr formën përfundimtare këto ditë të nxehta gushti, në këto studio gjigande prej nga kanë dalë prej vitesh veprat më të njohura të artit shqiptar. Autori i saj, skulptori Agim Rada e gdhin çdo mëngjes këtu dhe shpesh dita i rrëshket pa e kuptuar, ndërsa u jep formë me duart gjithë baltë, linjave të portretit të këtij françeskani të përvuajtur, nën torturat çnjerëzore. Ai thotë se krijimi i kësaj vepre ishte një obligim për të. 

“Pikërisht për këto veti që pati këta njerëz, u luftuan në mënyrë të tmerrshme, pa pikë mëshire dhe nga regjimi më anti-human më ç'njerëzorë që ka parë historia e kombit shqiptarë. Edhe unë si skulptor, si artist, si qytetarë i këtij vendit pata obligimin ose pata detyrimin më tepër të thuash që këtyre martirëve heronjve të vërtetë të këtij vendi ti kushtojë një vepër jo vetëm klerikëve katolikë por qofshin ato ortodoks apo mysliman u luftuan pa pikë mëshire, për të vetmin faj sepse donin Shqipërinë pa komunistë, donin një qytetari normale, një zhvillim normal të këtij vendi dhe jo me urdhra nga Beogradi apo nga Kina apo nga Moska.” u shpreh skulptori Agim Rada

Vepra e cila do të derdhet në bronz, do të jetë gati për tu ekspozuar me rastin e vizitës në Shqipëri të Papa Françeskut me 21 shtator, si një nderim për vuajtjet e skëterrshme dhe përndjekjet çnjerëzore të regjimit ndaj njerëzve të fesë. 

“Kjo punë është drejt përfundimit pothuajse, shpresoj që të bëhet, të jetë dhe me ardhjen e Papës, të jetë dhe e vendosur diku, besoj në Shkodër kisha dëshirë aty ku dhe është zhvilluar dhe lufta më e madhe ku dhe e meritojnë shkodranët si një popull anti-komunist që nuk patën kurrë pajtim me atë regjim.” tha Rada

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim