Radhë të gjata në Merdare, serbët
bllokojnë lëvizjen e shqiptarëve

Radhë të gjata në Merdare, serbët<br />bllokojnë lëvizjen e shqiptarëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar pritje të gjata në pikëkalimin Merdare, si në hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi, njofton policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate për mediat.

Pritjet më të gjata janë për qytetarët të cilët duan të hyjnë në Kosovë, ku janë formuar kolona me kilometra të gjata, ndërsa për në Serbi diku nga 500-700 metra.

Sipas qytetarëve, “e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe se autoritetet serbe nuk punojnë”.

Nga ana tjetër, policia e Kosovës “sugjeron të gjithë qytetareve që të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikëkalim kufitare”, pasi sipas saj “në pikëkalimet e tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata”.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat