Prag Krishtlindjesh, 'paralizohet' kryeqyteti, radhë kilometrike edhe në autostradën Tiranë–Elbasan (PAMJE ME DRON)
Në vigjilje të Krishtlindjeve, në shumë prej rrugëve të kryeqytetit, drejtuesit e automjeteve po qëndrojnë të bllokuar në rrugë për shkak të trafikut. Pamjet me dron tregojnë lëvizje të rënduar makinash në Kthesën e Kamzës dhe në dalje të qytetit, në autostradë.
Në prag të festave të Krishtlindjeve autostrada Tiranë–Elbasan mbeti e bllokuar nga trafiku i rënduar për më shumë se 4 orë, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.
Pamjet e siguruara nga Report TV, treguan një numër të madh automjetesh të bllokuara në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.
Një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore.
Gjendja e trafikut në vend mbetet e rënduar për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kanë ardhur në vend në prag të festave të fundvitit.
Statistikat tregojnë se në periudhën 19–23 dhjetor, vetëm nga dogana e Kapshticës kanë hyrë 24.141 shtetas, ndërsa kanë dalë 11.844 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
PAMJE ME DRON/ Prag Krishtlindjesh, Tirana 'paralizohet' nga trafiku
Pasditja e sotme ka sjellë një kaos dhe një trafik tepër të rënduar edhe në Tiranë. Në vigjilje të Krishtlindjeve, në shumë prej rrugëve të kryeqytetit, drejtuesit e automjeteve po qëndrojnë të bllokuar në rrugë për shkak të trafikut. Pamjet me dron tregojnë lëvizje të rënduar makinash në Kthesën e Kamzës dhe në dalje të qytetit, në autostradë. Radhë të gjata kilometrike janë raportuar edhe në rrugët që lidhin Tiranën me qytetet e Elbasanit dhe Durrësit.