Konsulli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, deklaroi se janë në bisedime me palën greke, që të hapë kufirin edhe gjatë natës në Kakavijë.
“Kemi folur me palën greke. Të gjitha janë pranuar pasi nga 2 mjekë janë bërë tre mjekë, nga dy sportele janë hapur 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës. Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë. Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj", deklaroi Verleni.
Lajmi kryesor: