Radhë kilometrike në Morinë, shqiptarët nga Kosova zgjedhin Shqipërinë për pushime edhe këtë vit, qytetari për Report TV: Jemi vaksinuar me 2 dozat, kemi marrë masat

Shqipëria është një vend i preferuar për të kaluar pushimet për shqiptarët nga Kosova, të cilët këtë vit e kanë zgjedhur atë sërish edhe pas shtrëngimit të masave anti-COVID nga qeveria, si pasojë e rritjes drastike të rasteve pozitive.

Kjo ka krijuar radhë kilometrike në Morinë, për shkak edhe të procedurave lehtësuese që aplikohen në këtë pikë kufitare për të mos paraqitur asnjë dokument apo vërtetim që ka lidhje me pandeminë.

Qytetarët në pritje të kalimit të kufirit, janë pyetur nga mikrofoni i Report Tv lidhur me masat e marra kundrejt pandemisë, teksa edhe varianti delta është në kulmin e tij.

“Po shkojmë te deti. Do rrimë sa të mundemi. Ne jemi vaksinuar të gjithë me dy vaksina, kemi dhe dokumentacionin e nevojshëm, nuk kemi frikë.”, shprehet një qytetar.  

“Po shkojmë në Shëngjin, 4-5 ditë. Nuk kemi frikë nga virusi, jemi vaksinuar dhe kemi marrë masat.”, thotë një tjetër.

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë nga Kosova, të cilët do të kalonin pushimet në Shqipëri, janë përgatitur dhe kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID, megjithatë ka edhe shumë të “pabindur”.

“Po shkojmë për pushime në Velipojë, do rrimë një javë. Nuk kemi frikë nga COVID-19 kujt i bie i bie, duhet të mësohemi.”, thotë një qytetar teksa po priste në radhë.

Mëngjesin e kësaj të shtunë Morina u zgjua nën “pushtetin” e makinave deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar për të shmangur vonesat në kufi.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës