Me hapjen e rrugës së Arbërit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Bllatës, që lidh Dibrën tonë me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut është rritur ndjeshëm. Pamjet tregojnë radhën e gjatë të automjeteve këtë të shtunë. Të shumtë janë qytetarët shqiptarë që i drejtohen Dibrës së Madhe për të bërë Pazar, por dhe për të furnizuar makinat me naftë, pasi atje kushton më lirë. Ndërsa ata të Dibrës së Madhe udhëtojnë drejt vendit tone për turizëm, duke frekuntuar vendet bregdetare.
Pavarësisht rritjes së numrit të udhëtarëve, kontrollet në kufi nuk janë lehtësuar. Kalimi kryhet me kontroll të dyfishtë të pasaportave si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo maqedonase. Kjo mënyrë organizimi po shkakton orë të gjatë pritje, sidomos gjatë fundjavës. Udhëtarët kanë raportuar se kanë pritur deri në një orë për të kaluar kufirin.
Përpos Rrugës së Arbrit që ka shkurtuar distancën mes dy vendeve, fluksi është rritur dhe prej policës së sigurimit “Karton jeshil” me vlefshmëri njëvjeçare, e cila kushton 50 euro. Një çmim i reduktuar krahasuar me tarifat e mëparshme.
Komente

