KORÇË - Edhe 3 dite është afati i amnistisë së dhënë nga qeveria për faljen deri në masën 80% të kamatëvonesave për konsumatorët e energjisë elektrike.

Kjo ka bërë që radhët në zyrat e kujdesit ndaj klientit të Operatorit të Shperndarjes së Energjise Elektrike në qytetin e Korçës të shkojnë me qindra persona, të cilët vijnë në to që në orët e para të mëngjesit, pa zbardhur ende dita.

Ndërkohë nuk kanë munguar rastet kur persona të ndryshëm përpiqen ta bëjnë pagesën me “mik”, ku një i riu është fiksuar duke e bërë pagesën nga shkallët. Nga ana e tyre qytetarët kërojnë shtimin e sporteleve, dhe zgjatjen e afateve.

Përveç policëve privat në zyrat e "Kujdesit ndaj Klientit" të rrinë edhe uniforma blu te policise se shtetit, te cilet garantojne qetesine.

qytetari
(Foto: Një nga qytetarët duket paguar energjinë me "mik" pasi nga hyrja kryesore kishte rradhë të gjata)

rradha
(Foto: Qytetarë të shumtë në rradhë për të paguar energjinë elektrike në Korçë)


Lushnje 
Ndërkohe edhe në zyrat e OSHEE-së në qytetin e Lushnjes paraqitet e njëjta tablo, teksa radheve të gjata nuk iu është përgjigjur me shtim të sporteleve. Pamjet në zyrat e OSHEE-së nuk kanë nevojë për koment, ndërsa ankesat e qytetarëvë nuk kanë të sosur. 

Edhe abonentët debitorë në qytetin e Beratit në përpjekje për të përfituar nga afatit i vendosur nga OSHEE për faljen në masën 80% të kamatëvonesave dhe pagesën me këste te debisë në masën 25 mije lek janë drejtues ne sportelet e Oshee-së.

Kjo ka shkaktuar kaos në zyrat e kujdesit ndaj klientit, teksa pamjet nuk kanë nevojë për koment. Sakaq qytetarët kërkojnë në masë shtimin e numrit të sporteleve. E njëjta tablo paraqitet në zyrat e Oshee-së në disa qytete të vendit.

radha ne osshe
radha ne osshe


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)