
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë më drejt Greqisë dhe se ata që presin në radhë prej 4 ditësh të kthehen pas, deri në normalizimin e situatës.
Ajo tha se Forcat e Armatosura po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke i ndihmuar me nevojat bazike. Xhaçka shprehet se fatkeqësisht nuk mund të bëjnë dot asgjë përpara rregullave të vendosura nga qeveria greke si pjesë e masave kufizuese për pandeminë dhe se numri i kalimit të qytetarëve është i kufizuar nga pala greke.
Ditën e sotme situata në Kakavijë është përkeqësuar ku radha e mjeteve ka shkuar deri në 25 kilometër pranë fshatit Grapsh.
"Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t'i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës", shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3002
Lajme të tjera
-
Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë në Kakavijë me 50 euro, vihet nën hetim 31-vjeçari
19 Shkurt, 13:09
-
Nuk deklaroi shumën 13 mijë euro në Kakavijë, vihet në hetim 27-vjeçari
2 Shkurt, 09:23
-
Fluks në kufi, emigrantët lënë Shqipërinë pas festave! Policia: Nuk janë krijuar radhë apo vonesa
3 Janar, 12:40
-
Pas përfundimit të festave, emigrantët kthehen në Greqi, numër i madh i daljeve në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës
3 Janar, 10:53
-
Fluks lëvizjeje në Kapshticë e Qafë Thanë! Në 1 janar, 4521 persona dolën nga Shqipëria! Emigrantët lënë atdheun: Nuk pritëm shumë në radhë
2 Janar, 11:16
-
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilomterike në hyrje të Shqipërisë! Pala greke në Kakavijë punon vetëm me një sportel
23 Dhjetor 2022, 19:22
-
Po transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Gjirokastër! Në pranga edhe doganieri në Kakavijë
23 Dhjetor 2022, 09:04
-
I shpallur në kërkim në Greqi dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Kakavijë 50-vjeçari shqiptar
22 Shtator 2022, 19:38
-
Prej 12 orësh, sistemi jashtë funksionit në Kapshticë e Kakavijë ! Policia nxjerr regjistrat, po punohet manualisht
10 Shtator 2022, 08:26
-
Fluks në Kapshticë e Kakavijë, punohet me procedurë të përshpejtuar
14 Gusht 2022, 09:37
-
Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Ndërprisni pushimet, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe! Ngrihuni në këmbë për garantimin e lëvizjes së lirë
13 Gusht 2022, 10:30
-
Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar (VIDEO)
13 Gusht 2022, 08:51