Radhët në Kakavijë/Panariti: Qeveria e ka kthyer vendin në 'kurth' për qytetarët e saj

Radhët në Kakavijë/Panariti: Qeveria e ka kthyer vendin në 'kurth' për qytetarët e saj

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për radhët në Kakavijë duke e cilësuar si situatë të krijuar nga cinizmi dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, që e kanë kthyer vendin në 'kurth' për qytetarët.

Panariti shkruan se radhët në kufi vjen si pasojë e izolimit nga Europa duke e kthyer vendin në një batërdi si në çështje ekonomike, shëndetësore dhe psikologjike.

"Ta kthesh vendin në një "kurth" për qytetarët dhe t'i akuzosh ata për këtë, është kryevepra e cinizmit dhe e papërgjegjshmërisë!

Se mos është vetëm pandemia që po i mban shqiptarët të zënë në kurth!
Të rreshtuar në radhët kilometrike të Kakavijës!

Ajo është vetëm kryesimptoma e një izolimi dhe segregimi shumë më kompleks.

Izolimi nga Evropa dhe përplasja e dyerve të saj para nesh është rrënja e këtij kurthi që e ka sjellë vendin në këtë gjendje! Në një batërdi...!

Batërdi, ekonomike, financiare, territoriale, demografike, shëndetësore, psikologjike..

Vendi një kurth për njerëzit! Pandemonium në pandemi! Nuk ka ku të shkojë më keq", shkruan Panariti.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 15/08/2020 11:12

    Edhe me hallet ben politik.Ik o pi*dhu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë