SHKUP -Ministri i Ambientit Jetësor, Abdylaqim Ademi duke folur për A1 Report nga Shkupi, ka deklaruar se, është 90% i bindur se, projekti për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës, nuk do të realizohet. Sipas tij, "për shkak të ndikimit që mund të ketë devijimi i ujit nga lumi Radika, në vetë rrjedhën e lumit, si dhe ne ekosistemin dhe biodiverzitetin e këtij rajoni”, ky projekt nuk mund të bëhet.
Qëndrimin e tij, Ademi e bazon në ligjin për ujërat në Maqedoni dhe në bazë të direktivave të BE-së për ujin dhe të konventave ndërkombëtare, të cilat ndalojnë çfarëdo devijimi të ujrave nëse konstatohet se do të ketë impakt negativ për ekosistemin dhe biodiverzitetin.
“Un jam i bindur mos të them 100 qind për qind por 90 % i bindur se devijimi për lumin Radika është negative dhe unë nuk dua të paragjykoj vendimin përfundimtar sepse duhet të ja lëmë studimit”, ka thënë Ademi për A1 Report.
Përsa i përket reagimit të qytetarëve dibranë, ai thotë se për këtë temë ka edhe keqinformime, por në vendimemarrje do të përfshihen edhe banorët sapo të jetë përgatitur studimi. “Ky është një projekt kompleks, i cili përveçse për energji elektrike do të mund të shfrytëzohet edhe për vaditje.
Ky projekt nuk do të ketë impakt negativ as për sasinë e ujit të lumit Radika por as në ekosistemin dhe biodiversitetin pasi është vlerësuar se 45 për qind e florës dhe faunës që duhet të mbrohet është në atë rajon”, ka deklaruar për A1 Report, ministri Ademi.
Sipas ministrit Ademi, do të hapet një debat publik dhe me institucionet qeveritare të Maqedonisë dhe "jemi të detyruar edhe përmes konventës ESPO të cilën ne e kemi ratifikuar, të fusim në konsultime edhe vendet në të cilat do të ketë impakt projekti, pra Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë që të gjithë të jenë pjesë e vendimmarrjes".
INTERVISTA E PLOTE E MINISTRIT ADEMI PER A1 REPORT NGA MAQEDONIA:
Gazetarja: Ndërtimi i HEC të Fushë Lukovës, është kthyer në një temë diskutimesh dhe shqetësimesh, në zonën e Dibrës. A kemi një projekt dhe çfarë parashikon ai?
Ministri Ademi: Ky është një projekt ideor, kompleks i cili përveçse për energji elektrike do të mund të shfrytëzohet edhe për vaditje. Ky projekt nuk do të ketë impakt negativ as për sasinë e lumit Radika por as në ekosistemin dhe biodiversitetin pasi është vlerësuar se 45 për qind e florës dhe faunës që duhet të mbrohet është në atë rajon. Nga ky projekt do të ketë impakt Republika e Shqipërisë, Republika e Kosvës por edhe Greqia. Nëse do të ketë kërkesë për devijim të ujërave, ato do të shkojnë në pellgun Vardar që kalon në Greqi. Në konsultimet e mëtejshme, ku do të jetë ndikimi mbi mjedisin gati, përveçse do të hapim debat publik dhe me institucionet qeveritare te Maqëdonisë, jemi të oblikuar përmes konventës ESPO të cilën ne e kemi ratifikuar, të fusim në konsultime edhe vendet në të cilat do të ketë impakt projekti, pra Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë që të gjithë të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Gazetarja: Prej pak ditësh qytetarët dibranë po bëjnë protesta lidhur me devijimin e lumit Radika. Ku qëndron problemi? Mos është keqinformim i tyre?
Ministri Ademi: Kjo temë përveçse është pjesë e mediave, shfrytëzohet edhe për qëllime të tjera. Nuk dua që të merrem se për çfarë qëllimesh e përdorin, por mund të them se ka edhe keqinformime. DUke qenë se dibranët janë të lidhur me Radikën, kjo çështje mund të krijojë edhe reaksione, por ne jemi të detyruar që t'i përfshijmë në debat dhe në vendimmarrje të gjithë. Do t'i siguroj të gjithq banorët e Dibrës që nuk ka vend për shqetësim, ne do të marrim pjesë çdo lloj reagimi, por këto të fundit duhet të jenë të argumentuara.
Gazetarja: Z. Ministër, jeni shprehur se jeni gati të dëgjoni reagimet, madje edhe Bankën Botërore, e madje të tërhiqni të gjitha mjetet e destinuara për këtë projekt, nëse për këtë projekt janë kundër banorët lokalë. A keni biseduar me përfaqësues të bankës Botërore, në ç'fazë janë bisedimet për këtë projekt?
Ministri Ademi: Tani për tani nuk ka projekt kryesor, nuk është dorëzuar në ministri, studimi për ndikim në mjedisin jetësor. Nuk mund të flasim as për projekt, nuk mund të flasim as për studim. Tani për tani flasim vetëm në parim. Me bankën Botërore sigurisht që jemi në kontakt të vazhdueshëm. Banka Botërore ndjek nga afër edhe diskutimin por edhe rrjedhën e të gjithë procedurës. Masat që kërkon Banka Botërore lidhur me ndikimin në ambjentin jetësor, janë më rigoroze se ato që parashikojnë ligjet në Maqedoni, por edhe më rigoroze se direktivat në Bashkimin Evropian. Prandaj e them se nuk ka vend për shqetësim, pasi masat që duhet të merren do të jenë në bazë të ndikimit në aspektin mjedosor, por edhe ndikimit në ambientin socio-ekonomik të rajonit të Dibrës dhe Rekës në përgjithësi.
Gazetarja: Z. Ministër ju thatë se ky projekt mbron interesat e disa vendeve. Cili ka qenë konktakti më i faërt që keni pasur me qeverinë e Tiranës. Kur ka filluar projekti ideor dhe si janë duke u realizuar hapat e tij.
Ministri Ademi: Procedurat zyrtare të komunikimit për një projekt, fillojnë në momentin kur ne do të kemi një studim të dorëzuar në ministri. Por në takimet që ne zhvillojmë, diskutojmë edhe për projekte të tilla dhe informojmë në mënyrë burimore kolegët tanë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka edhe një proces tjetër që quhet "dialogu për Drinin" dhe që përfshijnë 5 vende, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi, sepse Pellgu i Drinit të Zi fillon që nga Liqeni i Prespës dhe përfundon ne Liqenin e Shkodrës, duke përfshirë 5 shtete. Parashihet arritja e një marrëveshjeje të re në sferën e ujërave sepse ne kemi trashëguar nga ish-Jugosllavia marrëveshjen për bashkëpunim me ujërat me Republikën e Shqipërisë dhe në bazë të asaj marrëveshjeje është ndërtuar faza për kapjen e ujërave të Sharrit por edhe një pjesë e ujërave të Korabit që furnizojnë akumulimin e Mavrovës. Përveç të tjerash, kjo parashikon edhe mbrojtjen nga vërshimet në rastet kur uji del nga shtrati.
Pra marrëveshja nuk është vetëm në aspektin se si mund të sfrytëzojmë burimet ujore për prodhimin e energjisë elektrike, por sesi mund të ndikojmë edhe në vendet fqinje që të zbusim dëmet edhe nga vërshimet eventuale. Gjithashtu, ne kemi marrëveshje edhe për menaxhimin e integrimit të ujërave të Prespës me Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë, por edhe për liqenin e Ohrit, madje për këtë të fundit ne kemi edhe një sekretariat të përbashkët që mblidhet dy herë në vit.
Gazetarja. Z. Ministër prapë do të kthehem te shqetësimi i dibranëve, pasi qëndrimi i tyre është se do të ndryshojë rrjedha e Lumit Radika. Cila është e vërteta?
Ministri Ademi: Projekti parasheh devijimin e një sasie të caktuar të ujit nga shtrati i Lumit Drini i Zi në atë të lumit Vardar, por e theksoj, ky është vetëm projekt ideor. Studimi, të cilin do ta përgatisë kompania energjitike, duhet të dorëzohet në ministri dhe do të tregojë se sa do të jetë kjo sasi dhe nëse do të ketë impakt negativ. Sigurisht në bazë të këtyre informacioneve do të jetë edhe vendimi përfundimtar i ministrisë. Në bazë të ligjit në Republikën e Maqedonisë, është i ndaluar devijimi i rrjedhave ujore nëse konstatohet se do të ketë impakt negativ jo vetëm për jetën ujore por edhe për ekosistemin dhe biodiversitetin. Unë jam 90 për qind i sigurt që devijimi për lumin Radika është negativ .
*Intervistë e dhënë për A1 Report nga Shkupi, Maqedoni
(Video, intervista e plotë me Ministrin e Ambientit Jetësor, Abdylaqim Ademi në Shkup)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Intervista e plotë me Ministrin Abdylaqim Ademi në Shkup
Report: HEC vështirë të bëhet">