Rafael Nadal është ndalur te Botërori i Katarit, aty ku Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi fitoi titullin kampion bote. Ylli i tenisit tregoi se qau kur Lionel Messi shënoi golin e tretë për "Albicelesten" dhe se u gëzua shumë që "Pleshti" u shpall kampion.
“E pashë Kupën e Botës për spektaklin, pasi Spanja u eliminua në raundin e 1/8. Ishte një finale spektakolare. Më vinte shumë keq për francezët dhe të gjithë miqtë e mi që kam në Paris, por edhe për atë që Franca do të thotë për mua. Por kam edhe shumë miq nga Argjentina dhe si dikush që e do dhe i mungon futbolli, Messi ngriti një titull që i mungonte koleksionit të tij dhe me gjithçka që ai titull do të thotë për Argjentinën, Messi bëri maksimumin që të shkruante historinë.
Kur Messi shënoi golin e tretë, lotët më mbushën sytë sepse po shihja dikë që të arrinte atë që i ishte privuar dhe që kishte vuajtur aq shumë për të arritur. U kënaqa shumë me finalen", tregoi fillimisht kampioni i tenisit.
Më pas Nadal u përgjigj edhe për një kalim të Messit te Real Madrid, me spanjollin që është një fans i Galaktikëve.
"Si tifoz i Real Madrid do ta sillja që nesër në skuadër. Unë mendoj se ai do të kishte dashur të kishte ardhur në ekip, por kishte shumë presion, por për shkak të faktorëve të ndryshëm ishte e komplikuar që ai të vinte. Shpresoj që ta shohim të luajë këtu në të ardhmen”, tha Nadal.