Raffaella Carra, ikona e TV italian, që ndiqej nga shqiptaret në diktaturë përmes 'kanaçeve' feston 75 vjetorin/FOTO

Raffaella Carra, ikona e TV italian, që ndiqej nga shqiptaret në diktaturë përmes 'kanaçeve' feston 75 vjetorin/FOTO

Raffaella Carra, ikona e TV italian

Raffaella Carra është padyshim një nga artistët më të famshëm italianë në botë në sajë të talentit të gjithanshëm, por edhe më parë për kostumet e mahnitshme që ka habitur të gjithë në vitet gjashtëdhjetë e deri më sot.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një showgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

Suksesi i vërtetë Raffaella Carra do të jetë në vitet '70, kur vendosi të fokusohet në karrierën si prezantuese televizive dhe këngëtare, me të cilin ajo arriti suksesin dhe reputacionin ndërkombëtar.

Shqiptarët edhe pse të izoluar nën regjimin komunist përpiqeshin në çdo mënyrë që të mund të ndiqnin shfaqjet e artistes së famshme italiane. Me televizorët bardhë e zi dhe me antenat provizore me kanaçe të ndërtuara fshehtas, shqiptarët kishin fatin të zhyteshin nën emocionet e spektakleve dhe shfaqjeve që përcillte 75 vjeçarja Raffaella Corra.

Sot artistja e madhe feston 75 vjetorin e saj, dhe urime të përzemërta i vijnë jo vetëm nga bashkëkombësit e saj por edhe nga shiptarët që shijuan çdo performacë të artistes së njohur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin