Ish e dashura e yllit të futbollit Mario Balotelli, Raffaella Fico ka bërë një sfilatë ndryshe nga të zakonshmet. Ajo ka ekspozuar koleksionin e ri të rrobave të banjos në javën e modës në Milano.

Por e pazakonta është se Fico, nuk ka modeluar vetëm por së bashku me fëmijën e saj që ende nuk ka lindur.

Ajo ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka sfiluar me barkun i cili ishte mjaft i dukshëm.

Megjithatë Raffaella dukej në formë dhe mjaft rrezëllitëse.

(xh.k/shqiptarja.com)