Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale (shqiptarë e të huaj) që kanë transportuar mbi 650 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë vitit 2023-prill 2024. Për 19 prej tyre u vendos dënimi me 104 vite burg gjithsej, teksa 4 prej anëtarëve u shpallën të pafajshëm.
Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave 6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










