Ekskluzive/ Rafineria e naftës së Ballshit shkon për skrap, shitet për 9 milionë euro! Ja çfarë do ndodhë me 800 naftëtarët
Rafineria naftës në Ballsh që kontrollohej nga ARMO shitet për skrap për 9 milionë euro tek kompania Shijaku shpk, qeveria gjen një zgjidhje të ndërmjetme për naftëtarët që protestojnë për pagat e prapambetura.
Adriatik Doci 2 Dhjetor 2021, 20:12 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 21:21
Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mëson se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.
Për këtë qëllim janë ngritur dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar. Grupet e ekspertit, në bazë të vlerësimit, kanë arritur në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.
Në këto kushte, banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë kompanisë Shijaku shpk për 9 milionë euro. Aktualisht kompania Shijaku shpk ka nisur çmontimin e rafinerisë së Ballshit, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.
Report Tv mëson se shteti shqiptar, edhe pse ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO, do t’u paguajë naftëtarëve një pagë minimale prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj. Këtë pagë naftëtarët do të marrin për një periudhë 3-vjeçare. Pagat kanë nisur t’i marrin që në prej një viti. Megjithatë, ata kërkojnë 13 paga të prapambetura në kohën kur ARMO kalonte dorë më dorë, saqë sot është e vështirë të identifikohet pronari.
Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier.
Nuk eshte krim ekonomik qe Shqiperia prodhese e naftes ,pjesen me te madhe te nenpridukteve te saj u importon.Ne nafte si dhe ne te gjithe industrine w vendit eshte bere krim shteteror dhe shqiptaret nerren me politikanet qe shkaterruan vendin .Turp
Përgjigju
Dori: 04/12/2021 05:08
Turp I madh edi rama. ..
Përgjigju
Genti.FR: 03/12/2021 15:48
Po lejohet qe nje objekt I rendesise se veçante te tjetersohet aktivitetit? Neser do ngrihet edhe dikush tjeter te thote qe uji I hidrocentraleve te thahet se eshte Toka gjyshit dhe do e marr une.
Shteti duhet ta ndaloje kete masaker qe Po behet ne uzinen e Ballshit, dhe ta vere me pune se eshte aset kombetar. Te vjen keq per ato naftetaret e shkrete qe kane punuar aty dhe te flaken ne rruge.
Përgjigju
Toni: 03/12/2021 11:05
Ne gjithe keto 30 vite ne lemi zgjedhur per te qeverisur mafiozet me te pangopur
Eshte turp,deshtim qe rafineria te çohet per skrap.Maqedonia nuk nxjer asnhe pike nafte dhe ka rafineri ndersa ne vazhdojme ti çojme per skrap
Gjithe ai mund ,sakeifice e te mbaroje keshtu eshte turp per gjithe ne si popull
Fajtore jemi te gjithe
Përgjigju
Emigrant: 03/12/2021 04:49
Kan 30 qe cuan cdo gje per skrap dhe fajin prap e ka enveri
Fajin e kemi vete qe lejuam kete politik qe ben cfar i do kokrra e qefit dhe ne i diartrokasim
Shikoni rastin berisha qe eshte shkatari i te gjith tragjedive tona dje prap i vemi mbrapa
Jemi popull qe harrojm shpejt
Ku heronjt i bejm tradhetar dhe tradhetaret i bejm heronj pas vdekjes
Përgjigju
Kuadri partise: 03/12/2021 02:03
Fajin e ka Berisha. I lutemi shokut Rama tja jape pa koncension fare o Luces o Besos se Tajvanit me gjith te vllane. Se gjynaf. Jane minis ca milona eurove.
Përgjigju
Goni: 03/12/2021 01:47
Turp ..gjithe ajo uzine...aty duhej investuar dhe rivene ne pune ...
Përgjigju
Uzina: 03/12/2021 11:38
A e di ti ca kosto ka ajo uzine per t prodhuar? Ka kosto me te larte se sa vlera qe ka. Ajo uzine ka mbaruar me kohe dhe shty e shty e shty. Ata qe kan punuar aty kan ngrene gjith keto vite( dmth kan punuar). Tani ka ardh koha qe ti futen ndonje pune tjeter se nk mbahen gjithe kohen me rroge ata me taksat e mia dhe te tuat bashke.
Shteti ( qe ne nrm nk e kemi dhe me keta politikane qe jane skemi per t pasur ndonjeher) duhet te shofi mundsine te hapi fronte pune ne ate zone duke sjell investime te tjera por uzina ka mbaruar dhe nk ecet me perparpa.
Iris: 03/12/2021 00:43
E gjithe ind.e rende shkoi per skrap,ind.e lehte eshte ne nivelin e kohes se Zogut,por me pikepyetje.Tani duke u bazuar vetem ne bujqesi,turizem e agroturizem,e mbyllem ciklin,u kthyhem ne origjine,ne nje vend fshatar i prapambetur.Bravo,100 Hip-Hip e 100 Urra' per fshataret <<kapitaliste>>, qe keto 30 vjet nuk i bene fshatrat si qytetet (sic donin komunistet),perkundrazi,i bene qytetet si fshatrat dhe ind.e rende e te lehte,si stallat e kotecet ku punonin dhe vete, perpara se te zbulonin Tiranen dhe ministrite e dikasteret e tjera.
Përgjigju
Shoku: 02/12/2021 23:35
Ca behet, shitet per 9 milion euro te Shijaku shpk qe do te thote pastrim total I 9 milion eurove plus perqindja qe do pagujne cunat e Shijakut.Si ka mundesi qe te gjitha zullumet kalojne ne bankat e nivelit te dyte.
Përgjigju
Mos e zgjoni Lulin se ka gjume te rende: 02/12/2021 22:24
Qeveri e deshtuar.Nuk le nje industri te punoje ne kete vend.Qeverite e vodhen,e shkaterruan, i flaken specialistat dhe ne fund R.I.P e derguat per skrap.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
KQZ
84%
Partitë
8.8%
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2355
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
Nuk eshte krim ekonomik qe Shqiperia prodhese e naftes ,pjesen me te madhe te nenpridukteve te saj u importon.Ne nafte si dhe ne te gjithe industrine w vendit eshte bere krim shteteror dhe shqiptaret nerren me politikanet qe shkaterruan vendin .Turp
PërgjigjuTurp I madh edi rama. ..
PërgjigjuPo lejohet qe nje objekt I rendesise se veçante te tjetersohet aktivitetit? Neser do ngrihet edhe dikush tjeter te thote qe uji I hidrocentraleve te thahet se eshte Toka gjyshit dhe do e marr une. Shteti duhet ta ndaloje kete masaker qe Po behet ne uzinen e Ballshit, dhe ta vere me pune se eshte aset kombetar. Te vjen keq per ato naftetaret e shkrete qe kane punuar aty dhe te flaken ne rruge.
PërgjigjuNe gjithe keto 30 vite ne lemi zgjedhur per te qeverisur mafiozet me te pangopur Eshte turp,deshtim qe rafineria te çohet per skrap.Maqedonia nuk nxjer asnhe pike nafte dhe ka rafineri ndersa ne vazhdojme ti çojme per skrap Gjithe ai mund ,sakeifice e te mbaroje keshtu eshte turp per gjithe ne si popull Fajtore jemi te gjithe
PërgjigjuKan 30 qe cuan cdo gje per skrap dhe fajin prap e ka enveri Fajin e kemi vete qe lejuam kete politik qe ben cfar i do kokrra e qefit dhe ne i diartrokasim Shikoni rastin berisha qe eshte shkatari i te gjith tragjedive tona dje prap i vemi mbrapa Jemi popull qe harrojm shpejt Ku heronjt i bejm tradhetar dhe tradhetaret i bejm heronj pas vdekjes
PërgjigjuFajin e ka Berisha. I lutemi shokut Rama tja jape pa koncension fare o Luces o Besos se Tajvanit me gjith te vllane. Se gjynaf. Jane minis ca milona eurove.
PërgjigjuTurp ..gjithe ajo uzine...aty duhej investuar dhe rivene ne pune ...
PërgjigjuA e di ti ca kosto ka ajo uzine per t prodhuar? Ka kosto me te larte se sa vlera qe ka. Ajo uzine ka mbaruar me kohe dhe shty e shty e shty. Ata qe kan punuar aty kan ngrene gjith keto vite( dmth kan punuar). Tani ka ardh koha qe ti futen ndonje pune tjeter se nk mbahen gjithe kohen me rroge ata me taksat e mia dhe te tuat bashke. Shteti ( qe ne nrm nk e kemi dhe me keta politikane qe jane skemi per t pasur ndonjeher) duhet te shofi mundsine te hapi fronte pune ne ate zone duke sjell investime te tjera por uzina ka mbaruar dhe nk ecet me perparpa.
E gjithe ind.e rende shkoi per skrap,ind.e lehte eshte ne nivelin e kohes se Zogut,por me pikepyetje.Tani duke u bazuar vetem ne bujqesi,turizem e agroturizem,e mbyllem ciklin,u kthyhem ne origjine,ne nje vend fshatar i prapambetur.Bravo,100 Hip-Hip e 100 Urra' per fshataret <<kapitaliste>>, qe keto 30 vjet nuk i bene fshatrat si qytetet (sic donin komunistet),perkundrazi,i bene qytetet si fshatrat dhe ind.e rende e te lehte,si stallat e kotecet ku punonin dhe vete, perpara se te zbulonin Tiranen dhe ministrite e dikasteret e tjera.
PërgjigjuCa behet, shitet per 9 milion euro te Shijaku shpk qe do te thote pastrim total I 9 milion eurove plus perqindja qe do pagujne cunat e Shijakut.Si ka mundesi qe te gjitha zullumet kalojne ne bankat e nivelit te dyte.
PërgjigjuQeveri e deshtuar.Nuk le nje industri te punoje ne kete vend.Qeverite e vodhen,e shkaterruan, i flaken specialistat dhe ne fund R.I.P e derguat per skrap.
Përgjigju