JAPONI,10 korrik /ATSH-AFP/ - Irani u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me SHBA-në për çështjen irakiane, ku regjimi është përballur me një kryengritje të shtetit islamik, konfirmoi sot ish-presidenti iranian, Akbar Hachemi Rafsandjani.
"Ne ndajmë me SHBA-në të njëjtat probleme përsa i përket Irakut. Nuk ka pengesa për bashkëpunimin tonë. Ne bashkëpunojmë nëse është e nevojshme", deklaroi Rafsandjani në një intervistë për të përditshme japoneze, Asahi Shimbun.
"Nëse SHBA merr një vendim përsa i përket Irakut dhe nëse ka nevojë për bashkëpunimin tonë, ne do të negociojmë këtë bashkëpunim", shtoi ai duke cituar fushat e mundshme si ndarja e informacioneve dhe eksperiencës, mbështetja e përbashkët në kuadër të financave dhe teknologjive.
Ish-presidenti këmbënguli në faktin se dy vendet ndajnë pikëpamje përsa i përket situatës në Irak edhe pse ekzistojnë mosmarrëveshje politike mes Teheranit dhe Uashingtonit për situatën në Siri./
/ec/
/Shqiptarja.com