Rafting në kanalin e Çukës, ministri Klosi guidë me kajak përgjatë lumit Bistrica (FOTO+VIDEO)

Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet, do të kenë një mundësi më shumë për turizëm. Në kanalin e Çukës në Sarandë, Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.

“Është një biznes i ri, është një udhëtim i qetë dhe shumë i bukur të cilin të rinjtë e Smile do ta shijojnë sot për ta promovuar si një destinacion të ri për Sarandën. Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Cukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”, tha ministri Klosi, i cili bëri edhe guidën e parë me kajak duke përshkuar të gjithë lumin Bistrica, në një attaksionet më të mrekullueshme natyrore të Sarandës.

Sipas tij, cdo përpjekje për të krijuar mundësi të reja në turizëm është një arsye më shumë për të zhvilluar turizmin dhe për të pritur turistët me më shumë shërbime dhe alternativa për të kaluar pushimet jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Për presidentin e federatës shqiptare të Rafting, Zamir Spathara, mbështetja e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është një motiv më shumë për të zhvilluar turizmin në një nga potencialet e forta të Sarandës që do të shërbejë gjatë gjithë sezonit turistik.

“Këtu jemi shumë afër Sarandës, pozicioni është shumë i bukur, Bistrica është një lumë që të jep mundësinë që të lundrosh e të jesh i qetë. Ne gjatë rrugës do të shohim një xhungël të vogël, ka qenë problematike se ka qenë e papastër, një vit më parë kur kemi bërë turizëm kemi patur shumë probleme, por këtë sezon ne arritëm që të bëhet pastrimi dhe të bëjmë një tur të denjë për turistët. Mbase jemi vonë për këtë sezon por unë shpresoj që sezonin tjetër ne do tëjemi shumë fort me struktura më të ngritura. Kryesorja për ne është që sot kemi arritur të sjellim ministrin që do ta bëjë vetë këtë tur”, tha presidenti i federatës shqiptare të Rafting.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja