Rai 3 për Shqipërinë, debat i ashpër në Studio Live/ Meçe: Emision i neveritshëm! Logu: Nxori lakuriq Edi Ramën

Episodi i dytë i Rai 3 për Shqipërinë u debatua ashpër në 'Studio Live' me të ftuarit, Besart Logu nga Partia Demokratike dhe analistin Arben Meçe. Fillimisht Meçe shprehu për Arbër Hitajn, vlerësimin e tij lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni, e cila është bërë model për vendet BE-së.

'Për Report kam kontestime e mia, emisioni i neveritshëm i poshtër lë vend për dyshime për skemat.

Meloni vjen në Shqipëri në kuadër të një ekzekutimi të një memorandumi, për një marrëveshje që është bërë precedent në Europë. Është një problem serioz i BE. Fronti i parë është Italia, çështja është europiane. Faktori shqiptar është pozitive për Shqipërinë dhe i ka dhënë kontribut imazhit të Shqipërisë.

Një marrëveshje e mirëpritur në opinionin publik italian dhe ka shqetësuar shumë opozitën italiane. Opozita e majtë atje po bashkëpunon me ekstremin e djathtë në Shqipëri që rrezojnë çdo element logjik në analizë. Futen në Pazar mediokër. Kur futet në dritë del një skenar i shëmtuar. Melonin me Ramën i janë ngritur kuotat. Ngritja e kuotave të Meloni ka shqetësuar kundërshtarët. Si rrjedhim i këtij realiteti politik, u organizua ajo farsë e Rai 3.

E ndoqa me shumë vëmendje dhe sinqerisht isha i interesuar të gjeja faktin. Dhe në emision janë dhënë 3 prova. Është së pari një takim  i Ramës me një përfaqësues të Sinaloes, pjesa tjetër e lidhur me Agaçin dhe e treta lidhet me ndërtimet në Shqipëri.

Deri më sot prodhojmë eterin e dyshimit. Nuk i qëndroj gjykatës i qëndroj qëndrimit politik. Në gjithë artikulimin fola për një realitet politik. Janë të gjithë pozitiv. Kuotat e Melonit janë ngritur', tha Meçe.

Sakaq, Logu ndërhyri Meçe po përpiqej të rrëzonte provat e dhëna nga investigimi i Rai-t.

Logu: Nga kjo frymë që gjykata nuk paska rëndësi, ndërsa Gjykata rivendos një marrëdhënie.

Meçe: E ke në mendje ti. Nuk mund të rrëzosh një tezë politike se ka kaluar në gjykatë. Nuk përbën kazus për të rrëzuar tezën politike. Të gjithë funksionarët e Be e kanë paraqitur si model. Partia Komuniste e Italisë financon Rai 3 dhe hajde të godasim Shqipërinë.

Logu: Boll me këto lustra. Nuk e ha kush këtë tezë. Qeverisja është perceptim. Ne e dimë çfarë qeverie kemi.

Meçe: Opozita shqiptare bashkëpunoi me llumin në Itali dhe nxori këtë tezë.

Logu më tej dha komentin e tij lidhur me investigimin, teksa sipas tij nxorri lakuri kryeministrin shqiptar ashtu siç është.

'Prishi ëndrrën spiropaliane një princi të Arbërisë që troket në kancelaritë europiane. Skënderbeu i kohës moderne. E ka besuar këtë ëndërr. Dhe i duket se do zgjidh dhe çështje ndërkombëtare. Reportazhi e prishi këtë ëndërr. E nxori lakuriq siç është në të vërtetë Edi Rama. Nuk është nevoja të na e thotë Rai dhe as komunistët italianë dhe gjermanë. Qeverisja është perceptim. Nëse njerëzit nuk kanë njerëz në xhep, nëse pihet hashash nuk është luftuar kriminaliteti. Është ajo çfarë shohim ditë për ditë. Ne e dimë, nuk është nevoja për të ardhur arkitektë dhe të thonë se ka ndryshuar Tirana. Kemi raportet e Dash, jemi kthyer në qendër të pastrimit të parave. Ne kemi numrin e larët të zyrtarëve që paraqiten në SPAK. Sot kemi një realitet të tillë, zyrtarët të çdo niveli që shkojnë në SPAK', u shpreh Logu.

Por për Meçen, Logu thjesht e vetëm po bën hartime dhe nuk po flet për faktet.

'Nuk bëhet politikë më ëndrra. Hartimi i tij e lexon Basha 10 herë. Rai 3 kishte në të gjithë emision që quhej investigativ. Paraqiti 3 prova. Dhe në të treja tha media. Duke qenë se dal në media doja të kuptoja kush ishte media shqiptare dhe origjina e provave. I drejtohem medias suaj, kush është origiina e lajmit të Agasit. Për herë të parë ka dalë në facebook e Berishës. 3.3.2024. E amplifikon Syri. Nga ajo ditë në media shqiptare nuk ka asnjë laj më. Çfarë tha Rai: po ju tregoj personin që bënte dhe nuk bënte asgjë se lexonte.

I dyti, mbi takimin, doli për herët të parë 14 tetor 2022, e publikon Syri. Ben Ahmetaj flet për këtë takim. Që ka qenë prezent në 2020. Ben Ahmetaj që në 2020 kishte informacion që kishte bërë Rama. Pas 4 vjetësh, një lajm ka gjetur që është i arsyetueshëm. Dhe lidhja e këtij person9o me grupin në Meksikë ekspozohet në 2022. Ngjarja është e 2020, burimi është Sali Berisha. Provat për investime në ndërtim', shtoi Meçe.

Sakaq, të dy patën një debat të ashpër lidhur me akuzat e Rai për Ramën, të cilat për Meçen janë manipuluar me ndihmën e opozitës shqiptare.

Logu: Kjo është më kriminale se klani i Sinaloas. E helmove publikun o Meçe.

Meçe: Janë akuza politike të kthyer në prova.

Logu: Nuk mund të relativizohet çdo gjë që bën qeveria. Nuk mbrohet çdo gjë.

Meçe: Rai 3 ka manipuluar provat politike. Është kryeministri i Shqipërisë. Marr përsipër të mbroj të drejtën zotëri.

Logu: Kjo është më kriminale. Kjo në të gjitha raportet ndërkombëtare. Je bashkëpunëtor në krim. Do ju hedhin në koshin e historisë.

Meçe: Po ju kanë hedhur mo burrë.

Por për Logun nuk diskutohet profesionalizmi i gazetarëve të Rai apo Bild.

'Nëse Shqipëria ka arritur të jap leksion gazetarie Rai apo Bild. Ky kazani i Edi Ramës, kazani made in Albania ka arritur sa të gjykojë reportazhin. Analistët afër pushtetit janë në front kundër Rai. Të reja nuk kishte, janë gjëra që folën italisht për veshin e shqiptarit. Më e rëndësishmja që do më shumë vëmendje, është reportazhi i BIld për përfshirjen e vëllait të Kryeministrit në trafik narkotikësh. Për një transport qindra kilesh drejt Gjermanisë. Sjell mundësinë e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në një operacion narkotikësh. Bild e kemi parë seriozitetin e saj dhe në çështjet zgjedhore 134', theksoi Logu.

Më tej, Meçe hodhi dhe akuza ndaj Francisco Beketit, i cili sipas tij qëndron pas këtij investigimi dhe jo vetëm kaq, por edhe pas shumë mediave në Shqipëri për të hedhur baltë.

'I qëndroj fakteve dhye tre fakte që u hodhën ishin të mbledhura nga akuza politike në Shqipëri dhe u paraqitën si fakte se kush është Shqipëria. Akuzat e Berishës për Agasin u transmetua popullit italian. Të marrësh tezën politike të Berishës dhe ta paraqisësh si provë nuk është serioze. Pse të themi që italianët çdo gjë e paskan të vërtetë? Arben Ahmetaj i dha provën Berishës dhe i tha nxire.

Por prova zyrtarëve të dhënë nga Sali Berisha. Edhe prova e Ahmetaj e ka nxjerrë në 2022 Berisha. U inskenua kamera e fshehtë, ku njëri zbërthehej përpara Linguinin dhe karkalecit, që ky ishte i kulluar që ngriti zërin kundër kanabizimit dhe ky fliste për kartele droge në Shqipëri. I vetmi kartel ka qenë Lazarati, që menaxhohej nga shteti, nga ministri i Brendshëm në atë kohë që sot është kreu i PD-së.

Të flasësh sot për kartele droge në Shqipëri është e turpshme. Të pretendosh kartele kokaine, kur kokaina futet nga Ekuadori. Artur Shehu (që përmendej në emision) ka qenë krahu i djathtë i Sali Berishës në Vlorë. Ka qenë në luftë me Zani Çaushin. Emisioni e nxirrte një person të lidhur me grupet kriminale në Itali. Pse duhet të akuzoj të gjithë politikën shqiptare?

Financuesi i këtij emisioni është Beketi. Financuesi i disa mediave në Shqipëri është Beketi. Në këtë lojë është Beketi. Në emision, është kapur disa herë Beketi dhe i drejtohej Rama dhe i thoshte ato kontakte me Beketin. Personi që shkatërroi mediat në Shqipëri. Imazhi i investitorit mafioz në Shqipëri', nënvizoi Meçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
'Në këtë lojë është Beketi', Meçe zbërthen investigimin e Rai 3: Ai është financuesi, ka shkatërruar mediat në Shqipëri, imazhi i investitorit mafioz

 

Analisti Arben Meçe u shpreh në Studio Live në Report Tv, se financuesi i emisionit të Rai 3 për Shqipërinë është Franciso Beketi dhe madje ai ka shkatërruar mediat në Shqipëri pasi sjell imazhin e një investitori mafioz.

Financuesi i këtij emisioni është Beketi. Financuesi i disa mediave në Shqipëri është Beketi. Në këtë lojë është Beketi. Në emision, është kapur disa herë Beketi dhe i drejtohej Rama dhe i thoshte ato kontakte me Beketin. Personi që shkatërroi mediat në Shqipëri. Imazhi i investitorit mafioz në Shqipëri', nënvizoi Meçe.

Ora 18:07
Investigimi i Rai 3/ Meçe i kthehet ashpër Logut: Tezat politike të Berishës u paraqitën si fakte, pse duhet të kompleksohemi se janë italianë?

 

Arben Meçe dhe Besart Logu debatuan ashpër në 'Studio Live lidhur me reportazhin e Rai 3 për Shqipërinë. Logu shprehet se nuk mund t'i japim leksione gazetarëve të Rai apo Bild, ndërsa Meçe thotë se akuzat e emisionit italian janë marrë nga facebook i Sali Berishës dhe janë paraqitur si prova dhe fakte.

'I qëndroj fakteve dhye tre fakte që u hodhën ishin të mbledhura nga akuza politike në Shqipëri dhe u paraqitën si fakte se kush është Shqipëria. Akuzat e Berishës për Agasin u transmetua popullit italian. Të marrësh tezën politike të Berishës dhe ta paraqisësh si provë nuk është serioze. Pse të themi që italianët çdo gjë e paskan të vërtetë? Arben Ahmetaj i dha provën Berishës dhe i tha nxire', shprehet Meçe.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2024 04:35

    Z.Mece,ju thoni qe marreveshja u mireprit nga opinioni italian,por duhet te shpjegoni pse cuditerisht u mireprit nga italianet dhe u keqprit nga shqiptaret ne sontazh.Dhe cfare kontributi i ka dhene imazhit te Shqiperise,ate te te qenit landfill qeniesh njerezore?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille