Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI.
Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.
Raffaella Carrà, Celentano, Mina, “Canzonissima”, “Zecchino d’oro”, “La piovra”, janë vetëm disa nga artistët apo programet që kanë bërë historinë e televizionit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.
Gjatë vizitës, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.
Konferenca për shtyp dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të mbahen më datë 10 tetor në orën 12.30 pranë Rezidencës Italiane. Do të marrin fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Administratori i Deleguar i RaiCom, Angelo Teodoli, si edhe Drejtoresha për Çështjet Ndërkombëtare pranë Rai, Simona Martorelli.
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
87%
-
Pak
8.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 384
Lajme të tjera
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
-
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja
20 Prill, 09:00
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
Programet e RAi jane pafund dhe edukuse.Larg Turkoshdheve
PërgjigjuBravo RAI, larg turkmutve
PërgjigjuJu bashkohem komentuesve per flliqesirat turke qe na serviren.
PërgjigjuMe ne fund mund te kete nje arsye se perse mund te hap TV-ne dhe sdo shoh telenovela turke qe kane sunduar cdo stacion.
PërgjigjuNjë lajm optimist,Super Notizie!!
PërgjigjuBravo se na mbyti turku
PërgjigjuShume e vertete Genci.