Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më
 parë stuhinë mbi Agon Channel

Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më<br /> parë stuhinë mbi Agon Channel
Një trupë televizive italiane e Rai Tre ka qenë dy muaj më parë në vendin tonë për të investiguar lidhur me investimet e sipërmarrësit italian Françesko Beketi, pronar i Agon Channel, që tashmë transmetohet edhe në Itali, në një version të veçantë që prodhohet tërësisht në Tiranë. Ata kanë trajtuar edhe problemet lidhur me hidrocentralin e Kalivaçit, konçesion i cili i është dhënë Beketit që në vitin 1997, por që nuk është ndërtuar ende. Gazetarët kanë intervistuar ndër të tjerë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Industrisë Damian Gjiknuri.

Gjatë udhëtimit të tyre në Kalivaç, ata janë ndjekur nga një kameraman “misterioz”.

Nga Luca Chianca, emisioni Report, Rai Tre
Sot Shqipëria tërheq shumë sipërmarrës italianë, jo vetëm për koston e ulët të punës por edhe për politikat fiskale. Ka 400 ndërmarrje italiane që prodhojnë atje dhe shesin këtu (në Itali), duke u ndeshur me problemet e pashmangshme të konkurrencës me armë të pabarabarta. Mes sipërmarrësve italianë që kanë shkuar në Shqipëri është edhe rasti i parë i delokalizimit të një televizioni.

EDI RAMA
Ne besojmë se Shqipëria e sotme ka gjithçka që ata (italianët) kërkojnë më kot në Italinë e sotme.

LUCA CHIANCA
Këtu kostoja e punës është tepër e ulët dhe ka pak sindakata.

EDI RAMA
Kostoja është tepër e ulët për standardet italiane dhe sindakatat nuk ekzistojnë.

LUCA CHIANCA
Në Shqipëri ka mbi 30 gazeta kombëtare, në një vend që ka pak më shumë se 3 milionë banorë.
Ky treg funksionon, apo jo?

CARLO BOLLINO
Nuk funksionon në të vërtetë. Sepse pjesa më e madhe e këtyre mediave janë me defiçit.

LUCA CHIANCA
Ashtu?

CARLO BOLLINO
Sepse shumëkush i përdor mediat e tij si instrument për të mbrojtur investime që nuk kanë të bëjnë aspak me botimin.
LUCA CHIANCA
 
Kalivaçi ndodhet 200 km në jug të Tiranës. Në këtë zonë duhej të ngrihej një prej centraleve më të mëdha hidroelektrike të Shqipërisë. Në këtë vend jemi takuar me kryekomunarin, disa punëtorë dhe me një kameraman i cili që nga ai moment, më ndoqi pa m’u shqitur më.

LUCA CHIANCA
I cilit televizion je?

KAMERAMANI
Nuk punoj për askënd.

LUCA CHIANCA
Po kush je?

KAMERAMANI
Jam këtu për punët e mia, për qejfin tim.

LUCA CHIANCA
Mund të filmosh; doja të dija vetëm për kë punon. Do më përgjigjesh? Doja të dija vetëm për kë punoje: nëse punoje për Agon Channel.

KAMERAMANI
Jo.
Hyjmë në kantierin e centralit.

LUCA CHIANCA
Sa ka që ka mbetur gjithçka kështu pa lëvizur?

ASTRIT DERVISHI – KRYEKOMUNAR I KALIVAÇIT
Ka tre vjetë që nuk punohet më… Ka një vit që nuk preket më asgjë me dorë.

LUCA CHIANCA
Tre vjetë apo një vit?

ASTRIT DERVISHI
Një vit që nuk preket asgjë me dorë.

LUCA CHIANCA
Sa ka që nuk punohet këtu?

ROJA
Rreth 4-6 muaj, që kur ka ardhur qeveria e re.

LUCA CHIANCA
Po të lexohen letrat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka kryer disa inspektime përpara disa vitesh, punimet janë ndalur që më 2011.

LUCA CHIANCA
Ju keni punuar këtu. Sa para keni ende pa marrë?

BURRI
Kompania ime duhet të marrë thuajse 600 mijë euro.

LUCA CHIANCA
Por sipas Beketit, 600 mijë eurot nuk janë dhënë sepse kompania nuk i ka përfunduar punimet. Sipërmarrësi nga Roma e kishte marrë konçesionin në vitin 1997 me kompaninë Bag në të cilën ëhstë ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane. Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila am vendosi të tërhiqej. Nis një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle janë 400 milionë euro. Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka ansjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: la Deutsche Bank. Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

LUCA CHIANCA
Cila është arsyeja e ndërprejes së punimeve?

DAMIAN GJIKNURI
Po hetojmë, por mbase nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë paratë që është detyra e çdo investitori.

LUCA CHIANCA
Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.

TELEFONATA
Shuma prej 159 milionësh është është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë arkë ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër.

LUCA CHIANCA
Deutsche i jep paratë Beketit. Po përse atëherë atje (në Kalivaç) ka ndalur gjithçka dhe nuk rinisin punimet?

DAMIAN GJIKNURI
Kjo pyetje i duhet bërë Beketit! Tani televizioni i Beketit do të më sulmojë çdo ditë.

LUCA CHIANCA
Ai tani  ka krijuar televizionin e tij.

DAMIAN GJIKNURI
Po, po, dhe çdo ditë sulmon qeverinë. Sepse përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij.

LUCA CHIANCA
Në vitin 2004 Beketi u përpoq me dajën Cerroni, të bënte biznes me plehrat në Shqipëri. Dhe sipas kronikave kontrata prej 180 milionë eurosh ishte firmosur. Por ja që për mbi 10 vjet mbeti çdo gjë pa lëvizur dhe me ardhjen e qeverisë së re ndryshoi ligji dhe çështja nuk u bë.
Sot është e ndaluar të importohen plehra në Shqipëri?

EDI RAMA
Plehrat që vijnë këtu me blloqe të mëdha që kanë brenda çdo gjë.

LUCA CHIANCA
Sot Beketi, kam lexuar këtu gazetat shqiptare ka disa ditë që duket se e ka paditur Republikën e Shqipërisë, si për çështjen lidhur me plehrat, ashtu edhe për atë të Kalivaçit, për hidrocentralin.

EDI RAMA
Fatkeqësisht kjo është e vërtetë edhe pse në të dyja rastet, bëhet fjalë për pretendime të sajuara juridikisht, pa asnjë bazë.

*Marrë me shkurtime nga emisioni Report i Rai Tre

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg