Kimi Raikkonen triumfoi në garën e 18-të edicionit në Formula 1, duke fituar në Çmimin e Madh të Abu Dabit.

Finlandezi, kampion i vitit 2007, arriti fitoren e 19-të në karrierë pas tre viteve në pistën e "Jas Marina".

Në vendin e dytë, me një sekondë pas u rendit Fernando Alonso i Ferrarit, ndërsa i treti ishte kampioni aktual, Sebastian Vettel.

Alonso tentoi të parakalojë finlandezin, por spanjolli nuk ia doli, kurse pas tyre garën e përfunduan Vettel, Button, Maldonado, Kobayashi dhe Massa.

Pas kësaj gare renditjen për pilotë e udhëheq Sebastian Vettel me 255 pikë, i ndjekur nga Fernando Alonso, me 245 pikë.

Kampionati i Formula 1 vazhdon më 18 nëntor për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet në Austin të Texasit.

(d.b/shqiptarja.com)