Rajmonda Bulku i përgjigjet Ramës: Do doja të isha në protestë me kolegët! Teatër i ri por jo duke shkulur të vjetrin

Rajmonda Bulku i përgjigjet Ramës: Do doja të isha në protestë me kolegët! Teatër i ri por jo duke shkulur të vjetrin

TIRANE - Një deklaratë e aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku që kërkonte ndërtimin e një teatri të ri teksa fliste për kushtet mizerabël në Teatrin aktual Kombëtar, u shpërnda nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale si një shprehje e opinionit të shumicës sipas tij. Por vetë aktorja, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, në një reagim të bërë sot, thotë se i qëndron deklaratave të saj, por është kundër dhunimit të ligjit dhe të kolegëve të saj aktorë që po protestojnë duke mos lejuar shembjen e teatrit për ndërtimin e të riut. Teksa në deklaratën e mëparshme disa kohë më parë, Bulku shprehej: "Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim", në reagimin e sotshëm ajo jep një qëndrim tjetër kur thotë: "Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin".

Rajmonda Bulku në një postim në rrjetet sociale, thotë se do të ishte krah kolegëve të saj në këtë protestë, por ndodhet jashtë Shqipërisë pasi është bërë gjyshe dhe po kujdeset për mbesën e saj, që siç ajo shprehet, do dëshironte të bëhej aktore teatri.

"Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi!

Respekto traditën!

Ruaje historinë!

Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegësh në teatër ...!!!! Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri....!!!", shkruan aktorja Rajmonda Bulku.

Reagimi i saj u shpërnda në grupin zyrtar që Partia Demokratike shfrytëzon për komunikim me gazetarët në përcjelljen e lajmeve nga selia blu.

"Artistja Raimonda Bulku përgenjeshtron Edi Ramën: "Ndërto teatër të ri, mos shkul të vjetrin", thotë PD teksa shpërndan reagimin e aktores. Kujtojmë se protestën e artistëve dhe shoqërisë civile kundër shembjes së teatrit dhe ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në rrënojat e të vjetrit, po e mbështet Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Lideri demokrat Lulzim Basha lidhi pakt me artistët, që në thelb ka premtime që kur PD të vijë në pushtet, një muaj pas do të anulojë ligjin për shembjen e tij dhe do të rishpallë Teatrin Kombëtar monument kulture.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TEATRI I RI: 25/07/2019 16:37

    Je shume ne rregull Rajmonda. Po pse nuk vendoset te ndertohet nje teater e ri e modern duke ruajtur identitetin e te parit. Te jene te dy te ngjashem si dy pika uji, por me ndryshimin se i riu patjeter qe do te jete me i forte, me funksional, me modern e me i bukur e i rehatshem. Teknologjia dhe materialet e ndertimit te viteve te fundit japin mundesi te medha e te pafund. Me hapesira te brendeshme funksionale e komode, me struktura te forta e moderne e me shume prakcititet, por me te njejten linje kompozicioni e arkitekture do te kenaqte dhe kerkesat historike e nostalgjike (artistet dhe populli kane shume te drtejte per kete), edhe ata qe duan te rene, por edhe per aresyet e amortizimit te te vjetrit dhe problemeve qe sjell kjo dhe kerkesave ne rritje te kohrave moderne. Te gjendet nje rruge e mesme ('E mesmja e Arte) dhe te kenaqen te dyja palet dhe me kryesorja eshte: Te Behet Me e Mira, qe eshte patjeter dhe llogjikisht VETEM KJO RRUGE E MENYRE.

    Përgjigju
  • Cubi: 25/07/2019 15:51

    Kjo e vuajtura shummmmmm .E di un cfar do kjo por sesht momenti i pershtatshem.Kjo do nje respekt te MIRE.Te fala lulushes o goc.

    Përgjigju
    • O tej: 25/07/2019 17:07

      A don kallamoqin kjo?

  • shpata: 25/07/2019 15:16

    Rajmonda Bulku ja çfare thoshte!! Dridhe Like!!! Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike