TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tretë brenda ditës në lidhje me protestën politike të artistëve mbështetur nga PD dhe LSI kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, sjell në vëmendje një deklaratë të aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, e cila thotë se nuk ka asnjë dyshim që godina e teatrit duhet shembur. Ajo flet për kushtet mizerabël me të cilat përballen aktorët.
Shefi i mazhorancës nga ana e tij thotë se protestuesit janë një minorancë e zhurmshme siç ai shprehet që nuk shprehin opinionin e shumicës.
Çfarë shkruan kreu i qeverisë
Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!
Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:
RAIMONDA BULKU
Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
16.7%
-
Gafë
76.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
8 Janar, 12:09
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Nga 1 shkurti ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për konsumin deri 700 kWh në muaj! Nuk ndryshon mbi këtë fashë
8 Janar, 11:21
-
Lumi Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionuarve pas rafting (FOTO)
8 Janar, 09:30
-
Bamir Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit! Berisha e sheh pushtetin me dylbi, i garanton Ramës mandatin 4
7 Janar, 19:51
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12