Rajs: Bush donte të njihte
Kosovën që në vitin 2007

Rajs: Bush donte të njihte <br />Kosovën që në vitin 2007
PRISHTINE- Ish-presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush donte ta njihte pavarësinë e Kosovës që në vitin 2007, por shtyu afatin me kërkesë të aleatëve. Kështu thuhet në librin më të ri të ish- Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, me titull “Nuk ka nder më të madh”.

Në një pjesë të librit të saj, Rajs përshkruan periudhën e negociatave për statusin e Kosovës, që çoi në propozimin e njohur si plani i Ahtisarit, që rekomandoi pavarësi për kosovarët. Ajo thekson se nga fundi i verës së vitit 2007, kosovarët po shqetësoheshin gjithnjë e më shumë rreth statusit, ndërkohë që, edhe Beogradi mund të synonte aneksimin pak nga pak të një të tretës së Kosovës, atje ku jetonin serbët radikalë.

“Unë bëra trysni tek evropianët që të vepronin dhe qëllimi ynë ishte ta njohim shtetin e ri, bashkë me ta dhe me sa më shumë vende të tjera. Francezët dhe gjermanët zvarritnin punë, duke shpresuar se Moska do të ndërronte mendjen. Kur në mes të qershorit Franca kërkoi edhe një muaj, presidenti u zemërua pa masë. Presidenti e thirri Putinin dhe ai iu përgjigj njëjtë me atë që më kishte thënë edhe mua Lavrovi: “Ne pranojmë çdo gjë që pranojnë serbët”, theksohet në libër, ndërsa transmeton RTK-ja.

“Pas Samitit të G8 në Gjermani, më 9 qershor, presidenti Bush në një konferencë për shtyp në Romë bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Të nesërmen në vizitën në Shqipëri përsëriti mbështetjen e tij për pavarësinë dhe planin Ahtisari...Vetëm edhe një muaj”, më tha presidenti dhe pastaj do ta njohim (Kosovën), qoftë edhe të vetëm, nëse duhet ta bëjmë. Unë iu kam premtuar dhe këtë duhet ta përmbushim”, shkruan Rajs në librin e saj. Më vonë presidenti Bush ishte pajtuar me shtyrjen edhe për 120 ditë me kushtin që kjo do të ishte shtyrja e fundit.

Shpallja e pavarësisë u bë më 17 shkurt 2008
(kosova sot)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend