Një raketë me 3 persona në bord ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor (ISS) së bashku me pishtarin Olimpik.

Raketa Soyuz e cila kishte në bord rusin Mikhail Tyurin, amerikanin Rick Mastracchio dhe japonezin Koichi Wakata arriti në stacionin hapsinor rreth orës 10:27.

Tyurin do t’i dorëzojë pishtarin Olimpik kozmonautëve Oleg Kotov dhe Sergei Ryazansky të cilët do të kyejnë një ecje në hapsirë, ditën e shtunë, së bashku me të.

Pishtari Olimpik është dërguar në hapsirë edhe në vitet 1996 dhe 2000, por asnjëherë nuk ka dalë në hapsirë . Për arsye sigurie, pishtari nuk do të ndizet me flakën Olimpike.

Presidenti rus Vladimir Putin shpreson se ky udhëtim hapsinor i flakës Olipmike do të rrisë imazhin e vendit të tij dhe të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë, më shumë se dy dekada pas rrënies së Bashkimit Sovjetik.

Pishtari do të rikthehet në Tokë më 11 nëntor.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)