Raketat e Hamasit ndaj Izraelit, ish-ambasadori Nesho: Pas sulmit qendron Irani, po sponsorizon terrorizmin

Agim Nesho ish ambasadori i Shqipërisë në OKB analizon sulmin që Hamasi ndërmori prej 7 tetorit që gjeti të papërgatitur Izraelin. Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ Agim Nesho thotë se pas këtij sulmi është Irani.

“Izraeli ishte i papërgatitur sepse organizata të tilla terroriste si Hamasi kishin krijuar idenë se nuk do të provokonin në një shkallë të gjerë. Kjo sot është quajtur si 11 shtatori i SHBA-së ku SHBA u gjet i papërgatitur nga sulmi i Bin Landenit. Ka një bashkësi shtetesh që janë në krah të Izraelit.

Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë se sulmi jo vetëm që ishte i parapërgatitur nga Hamasët por tejkalonte mundësitë teknike logjistike dhe strategjike të një organizate të tillë që ta bënte e vetme. Pyetja që lind është se kush janë aktorët që duan që në Lindjen e Mesme të projektojnë një vatër të re konflikti? Dihet që Hamasi nuk është vetëm, dhe forcat e Hezbollait kanë provokuar Izraelin duket që Irani që sponsorizon terrorizmin gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka koordinuar veprimet e tij me Hamasin.

Së dyti Hamasi nuk mund të kishte një numër kaq të madh armatimesh. Është vërejtur dhe precizioni i predhave që godisnin objekte ushtarake të mire përcaktuara izraelite. Nga sulmi i Hamasit deri tani raportohet për 800 të vrarë në Izrael, ndërsa janë marrë peng 100 persona.'- shkruan Nesho.

Një rrethim i plotë i Rripit të Gazas është urdhëruar nga Izraeli teksa tanket tashmë janë gati për të nisur operacionin e plotë tokësor, i paralajmëruar në orët në vijim. Mbi 1300 janë të vdekurit në terren nga të dyja kampet, teksa sulmet izraelite në Gaza vijojnë intensivisht. Shpërthime raportohen edhe në Jerusalem, ndërsa nuk kanë munguar shkëmbimi i zjarrit në Bregun Perëndimor dhe raketat nga Hesbollahu në kufirin me Libanin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it