Raketat gjermane 'Taurus' mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë! Pse Scholz refuzon t'i dërgojë në Kiev?

Raketat gjermane 'Taurus' mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë! Pse Scholz refuzon t'i dërgojë në Kiev?

Për muaj të tërë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka rezistuar presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për të furnizuar Ukrainën me raketat gjermane Taurus, me rreze të gjatë veprimi dhe një saktësi në goditjen e objektivit.

Të dëshpëruar për të ndihmuar Ukrainën gjithnjë e më të rrethuar, disa aleatë po përpiqen që t’i ndryshojnë mendjen Gjermanisë. David Cameron, sekretari i jashtëm i Britanisë, ka lënë të kuptohet se Britania e Madhe është gati të dërgojë më shumë raketa Storm Shadow në Ukrainë, nëse Gjermania ndryshon mendje dhe furnizon Kievin me raketat e famshme Taurus. Megjithatë Scholz refuzon ta bëjë një lëvizje të tillë.

Çfarë janë raketat Taurus dhe pse qeveria gjermane heziton t'i dërgojë ato në Ukrainë?

Muajt e fundit Ukraina ka bërë thirrje për më shumë armatime, ndërsa furnizimi është ngadalësuar për shkak se një projektligj amerikan që parashikonte të dërgonte 60 mld dollarë ndihmë në Kiev ka ngecur në Kongres, për shkak të votës kundër të demokratëve.

Raketat Storm Shadow të Britanisë së Madhe dhe francezet “Scalp” janë raketa me rreze të gjatë veprimi, të ngjashme me Taurus të Gjermanisë. Por si Britania ashtu edhe Franca kanë dërguar një numër të kufizuar të këtyre raketave në Ukrainë. Ndërkohë, Gjermania ka gjendje 150 raketa Taurus që mund t’i dërgojë menjëherë.

Raketa Taurus është një armë e fuqishme me rreze veprimi prej 500 km, ndërsa raketat Scalps dhe Storm Shadows me një rreze veprimi 300 km. Raketat gjermane fluturojnë më pak se 50 metra mbi tokë, gjë që e bën të vështirë zbulimin nga radarët. Ato kanë një saktësi goditje të objektivit prej vetëm 5 metrash.

Raketat Taurus nuk kërkojnë sinjal satelitor për t’i komanduar. Kur ato lëshohen për të goditur objektivin skanojnë imazhin e tokës dhe bëjnë një përputhje të tij me imazhet që kanë të ngarkuara në sistem. Raketat Taurus kanë radarë me precizion të lartë.  Rrezja e tyre e gjatë i bën gjithashtu më të sigurta për pilotët e avionëve luftarakë kur i lëshojnë për të goditur objektivat.

Raketat Taurus mund të jenë shumë efektive për të goditur qendra logjistike, si dhe urës strategjike të Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë kontinentale Christian Mölling i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut kërkimor në Berlin, i quan këto raketa një "shkatërrues të vërtetë të bunkerëve". Raketat Taurus mund të bëjnë më shumë dëme në objektiva komplekse - si urat.

Megjithatë, Scholz argumenton se furnizimi me raketa Taurus do ta bënte Gjermaninë një “palë në luftë”, sepse, sipas tij, ushtarët e Bundesehr-it do të duhej të ishin në terren për të trajnuar ukrainasit. Ka aleatë që pretendojnë se Taurus Systems, kompania që prodhon raketat, mund të trajnojë ukrainasit, pa u përfshirë kështu ushtarët gjermanë në luftë.

Scholz është gjithashtu nën presionin e brendshëm. Annalena Baerbock, ministrja e tij e jashtme, ka thënë se propozimi i Britaninë është "një opsion". Friedrich Merz, lideri i partisë kryesore opozitare të Gjermanisë, Unioni Kristian Demokrat konservator (cdu), dëshiron që Gjermania t’i dërgojë këto raketa në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Më 14 mars, Bundestagu do të votojë për një mocion të CDU-së për këtë çështje. Disa anëtarë të të Gjelbërve dhe Demokratëve, partnerët e koalicionit të socialdemokratëve të Scholz, kanë thënë se do ta mbështesin mocionin. Nëse ata e mbështesin, do i japin dritë jeshile dërgimit të raketave Taurus në Gjermani dhe kjo do të jetë një goditje shkatërruese për qeverinë e Scholz.

Shumë kanë dhënë argumentet e tyre kundër qëndrimit të Scholz, por ai nuk ka ndryshuar qëndrim, madje ai ka edhe elektoratin gjerman në anën e tij. Në një sondazh nga ard Deutschlandtrend të kryer më 7 mars, 61% e të anketuarve kundërshtuan furnizimin me raketa Taurus në Ukrainë (megjithëse shumica e votuesve të Gjelbër dhe Fdp ishin pro).

Propozimi britanik mund t’i ketë ofruar kancelarit një ‘rrugëdalje’ nga kjo pozitë, por ai duket se nuk është i gatshëm ta pranojë atë. Scholz në të kaluarën i është nënshtruar presionit dhe për të dërguar armë të fuqishme gjermane në Ukrainë, siç janë tanket Leopard. Por kancelari duket se nuk ka plan të ndryshojë mendje./The Economist 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston