Detaje të tmerrshme prekën sallën e Parlamentit Europian gjatë shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas. 11 vjeçari Roman Oleksiv, një djalë ukrainas, i cili u mbijetoi shpërthimeve të raketave ruse, ndau me publikun aty historinë e tij, vdekjen e nënës dhe momentet e fundit të jetës së saj. Roman pas shpërthimit kaloi një klavar të gjatë drejt rekuperimit të plotë të shnëdetit të tij, pasi iu deshën 36 ndërhyrje dhe shumë seanca në terapi përpara se të rehabilitohej. Fjalët e tij prekën thellë përkthyesn e cila po përcillte historinë e tij për ndjekësit, por në një moment ajo e kishte të pamundur të vijonte, teksa fytyra iu mbulua në lot. 

Roman Oleksiv, i mbijetuar nga sulmet në Vinnytsia në vitin 2022 rrëfeu: 

"E pashë atë (nënën time) të shtypur nën gurë. Gjithçka që mund të shihja ishin flokët e saj. Ia përkëdhela flokët dhe u zvarrita jashtë (nga rrënojat). Emri im është Roman, jam 11 vjeç. Jam nga Ukraina dhe aktualisht jetoj në Lviv. Nëna ime dhe unë ishim në një klinikë në Vinnytsia kur tre raketa ruse goditën zonën. Ajo ishte hera e fundit që e pashë mamanë time dhe hera e fundit që munda t’i thoja lamtumirë."

Romani e përmbylli fjalën e tij me një apel të mbushur me shpresë: Doja t’ju thosha se së bashku jemi të fortë dhe se nuk duhet të dorëzoheni kurrë. Ndihmoni fëmijët ukrainas.

Videoja e dëshmisë së tij është bërë virale në rrjetet sociale