Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga çdo aktivitet parlamentar për 30 ditë. Kjo këresë e opozitës vjen pas debatit të zhvilluar ditën e djeshme në seancën maratonë mes Ballës dhe Sali Berishës.
Shkak për këtë kërkesë është bërë një frazë e thënë nga Balla: "flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari". Kjo ishte kthim përgjigje për Berishën, i cili në foltore e cilësoi Endrit Shabanin si ‘lepur i Surrelit’ duke nënkuptuar se ai është shërbëtor i Edi Ramës.
Demokratët kanë pretenduar se Balla i është referuar atyre si zagarë dhe kjo ka bërë që ata të kërkojnë përjashtimin e tij nga aktivitetet parlamentare për 30 ditë. Demokratët u revoltuan më shumë kur pas kërkesës së Ballës, Flamur Nokës iu dha vërejtje për termin ‘injorant’ që përdori ndaj tij, ndërsa kur opozitarët kërkuan masë për Ballën, Peleshi nuk ndërmori asnjë akt.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komente











