Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar pas shkeljeve të hapësirës ajrore të Polonisë gjatë natës, duke e cilësuar incidentin si të rrezikshëm dhe pasojë të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.
Rutte bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin polak, Donald Tusk, lidhur me incidentin, ndërsa në përgjigje të shkeljeve u mobilizuan avionët luftarakë të NATO-s.
"Fola me Donald Tusk rreth shkeljeve serioze të hapësirës ajrore polake që ndodhën gjatë natës. Në përgjigje, avionët luftarakë të NATO-s u mobilizuan. Ne qëndrojmë në solidaritet me Poloninë dhe do të vazhdojmë të forcojmë aftësitë tona parandaluese dhe mbrojtëse. Ky incident është qartësisht i rrezikshëm: pasojë e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Unë dënoj sulmet e Rusisë, si dhe luftën e saj të vazhdueshme. Ne mbetemi të bashkuar si aleatë dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën.”- tha Rutte.
Kreu i NATO-s theksoi se aleanca qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë dhe se do të vijojë të forcojë kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putini bombardon dy urat në Kiev, pesë të vdekur! Raketë ruse pranë kufirit të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, kryeministri polak: Nuk ka kërcënim nga ajri!





