Nisma 'Thurje' dorëzon në Kuvend peticionin për 'Zgjedhoren'! Hajdari dhe Gjoni e mbështesin: Sfida më e madhe pas Reformës në Drejtësi (VD)

TIRANE- Përfaqësues të nismës 'Thurje' të shoqëruar nga deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë depozituar sot në Kuvend një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë ku me anë të një projektligji kërkojnë disa ndryshime në Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së saj Hajdari falenderoi qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme.

"Kanë 30 vite që e kanë zaptuar Shqipërinë. Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme. Duam të jemi në gjendje të kërkojmë vullnetin e çdo partie politike. Ju faleminderit shumë qytetarëve që i bashkohen kësaj nisme", tha Hajdari.

Ndërsa Gjoni deklaroi se pas reformës në drejtësi sfida më e madhe mbetet ndryshimi rrënjësor i Reformës Zgjedhore.

"Kjo ka të bëjë me hapsirat që duhen krijuar në parlament. Pas reformës në drejtësi sfida më e madhe është ndryshimi rrënjësor i reformës zgjedhore Ky do të jetë viti i së vërtetës. Nuk është koha për parti të reja. Do kemi mundësi të flasim gjatë javëve në vazhdim", u shpreh Gjoni.

( Kliko këtu ) Projekt-Ligji i plotë që u dorëzua nga deputetët Hajdari e Gjoni

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën