Ralf Gjoni në Report Tv: Vendosni një kryq fletës së votimit, jepini 1 mln shuplaka klasës politike! Përplasjet e presidentit? Kush e njeh Metën e di që ka gjak Skrapari

Zgjedhjet e 25 prillit deputeti Ralf Gjoni i sheh si një alternativë që qytetarët shqiptarë t'i japin sipas tij 1 milionë shuplaka kësaj klasës politike. Deputeti Gjoni i ftuar në Report Tv u bëri thirrje qytetarëve që në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit qytetarët të vendosin një kryq, pasi këto do të dobësohen dhe do të largohen përfundimisht.

'I bëj thirrje çdo qytetari që i ka ardhur në majë të hundës me këtë klasë politike që ti vërë një kryq kësaj klase politike. Abstenimi është një mjet shumë efikas në demokraci. Kjo votë vërtetë nuk numërohet, por është e vlefshme nëse bëhen 1 milion kryqe mbi fletët e votimit do të krijonte një moment pozitiv, për të krijuar lëvizjen e duhur që i duhet Shqipërisë pas 25 prillit. Unë nuk kam nevojë që ta përlyej veten time me një këtë lloj sistemi. 1 milionë shuplaka duhet ti jepen këtyre. Nëse kjo nuk ndodh, do të thotë se ky popull është i kënaqur me këtë klasë politike.  Unë u drejtohem atyre që janë ftohur, mos bojkotoni shkoni në zgjedhje dhe futini nga një kryq edhe ndonjë të shame. Nëse bëhemi 1 mln shuplaka këta dobësohen dhe janë të larguar përfundimisht dhe gjithmonë. Ftesa ime është shumë qytetarë, 1 milionë kundër dhe këta le të ndajnë votat me njëri-tjetrin. Ky popull nuk e meriton këtë lloj klime elektorale, me debate dhe përplasje.'- tha Gjoni

Sakaq sa i takon përplasjeve të presidentit Ilir Meta në zyrën e FRD-së pak ditë më parë, Gjoni tha se kush e njeh Metën e di se nuk është i qetë, duke shtuar se njëlloj do të kishte dashur që ta shihte edhe në ndryshimet e Kodit Elektoral.

'Meta nuk është i qetë, kush e njeh Metën e di që ka gjak që i vlonm është malësor Skrapari. Do të kisha dashur shumë që ta shihja këtë sjellje kur ne debatonim për Kodin elektoral në Kuvend dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nuk e kuptoj pse e ka bërë. Pse bashkia ja çoj letrën tani, mos u merrni vetëm me Metën?!'- tha Gjoni.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hipokrizia: 17/03/2021 19:57

    O Demagogu I Macro nit ,o Agjenti i Gjelave e shkaut së bashku!

    Përgjigju
  • Besa: 17/03/2021 19:24

    Po ore dakord po eshte president i republikes jo i skraparit

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 17/03/2021 19:06

    Skrapari ,si cdokrahine tjeter,ka njerez te mencur ,trima, por edhe budallej.Iliri ka gjak skrapari ,por hy ne kategorine e hajduteve dhe budallenjve skraparllinj.Ai vetem Nder nuk i ben skraparit..

    Përgjigju
  • Tirona: 17/03/2021 18:50

    O Pallosh , shko fshi b...en se qelbesh tre ore larg, ke honger sa ke honger kot keto vite por tani do hash te gjitha Ko..et e taxapaguesve, ke plenat do perfundosh or parazit i ktij vendi

    Përgjigju
  • meri: 17/03/2021 18:44

    Je nji indjot....,kjo eshte edukata e nji politikani,ti thot popullit,jepini nji te share kolegeve te tij ?....,saper Meten,nuk na intereson nga vjen,neqoftese eshte gjak nxeht ,te largohet nga politika ,dhe te shikoj problemet e veta.Nuk na duhet nji president qe na streson ,sepse ka problem me ADN.

    Përgjigju
  • pali: 17/03/2021 18:19

    EDHE UNE ME RALFIN JAM ,,,MOS DILNI NE VOTIME,,,ASNJE PARTI NUK E MERITON TE QENDROJE NE PUSHTET NE SHQIPERI,,,TE GJITHE JANE HAJDUTE....

    Përgjigju
  • O tej: 17/03/2021 18:12

    Meta bashke me ty heni topmuti

    Përgjigju
  • Shaqo: 17/03/2021 17:55

    Ku o njeh skraparllinjte ti o debil?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic