Ralf Gjoni: Nuk ka opozitë në Shqipëri! Duhet të jesh idiot të besosh se Basha ka fuqi në PD për të përjashtuar Berishën! I gjithë debati është fals

Partia Demokratike u fut në Kuvend pas një mungese prej 2 vitesh e gjysmë, por megjithatë, sipas ish-deputetit Ralf Gjoni, vendi nuk ka opozitë. I ftuar në studion e "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Gjoni tha se opozitë nuk do të thotë të shkosh në Kuvend e të grisësh letra, duke iu referuar veprimit të PD që bojkotuan votimin për Lindita Nikollën si kryetare  e Kuvendit, duke grisur fletët e votimit.

"Nuk shoh opozitë, s'ka opozitë në Shqipëri. Opozitë nuk do të thotë të shkosh në parlament e të grisësh letra. Më vjen keq kur e shoh vendin tim pa opozitë", tha ai.

Përplasjen Basha-Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Ralf Gjoni e ka quajtur fals. Ai u shpreh se nuk beson te 'armiqësia' që ka nisur mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe ish-liderit të kësaj partie, Sali Berishës, duke theksuar se janë "lojërat e ujqërve të vjetër të cilët aktrojnë përmes koneve të tyre".

Sipas tij, duhet të jesh "idiot" të besosh se Basha ka aq fuqi në PD, për të përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar.

"Po merren me lojërat e ujqërve të vjetër të cilët aktrojnë përmes koneve të tyre. Debati i këtyre ditëve është fals. Duhet të jesh idiot që të besosh që Basha ka fuqi brenda PD për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar. Po futemi në një histori tamam histori si telenovelë turke", u shpreh Gjoni.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Madje disa deputetë dolën hapur kundër vendimit të Bashës dhe mbështetën Sali Berishën, me argumentin se po mohohej historia e suksesit të kësaj partie.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi