Ish-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni, ka deklaruar se Amerika do që ta mbyllë luftën në Ukrainë por sipas interesit të saj, jo të Europës.
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, teksa krahasoi qasjen e presidentit amerikan Donald Trump me atë të Europës për luftën në Ukrainë, ai tha se Trump është më i sinqertë në ofertën e tij për ta zgjidhur këtë konflikt sesa Europa.
‘A ka interes Amerika që të zgjidhet lufta në Ukrainë? Po, por jo sipas interesit Europian. Amerika e ka bërë të qartë ne nuk jemi më të interesuar për interesat europiane ne do të bëjmë se çfarë na intereson sipas momentin. Amerika do bëjë një lojë me të dyja palët. Por ajo që më shqetëson mua është tërheqja amerikane nga Europa.
Po kam kuptuar brenda një viti se ca hipokrizie e karakterizonte Brukselin dhe politikën europaine. Trump është më burrë ose më i sinqertë në ofertën e tij në tregun global sesa Europa, Trump thotë le ta zgjidhin të dyja palët luftën, ne nuk do të përfshihemi, kurse Europa bënë sikur është lider global. Europa ka bërë me Ukrainën të njëjtën lojë që ka bërë me Ballkanin’, tha ai.
Një koment e pati edhe për dosjet Epstein. Gjoni tha se dosjet Epstein mund të tronditin politikën amerikane dhe rendin global. Sipas tij, në këtë çështje përfshihen figura të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
‘Është një dosje që mund të rrezikojë politikën amerikane dhe rendin global. Sepse kemi anëtarë të familjes mbretërore britanike të përfshirë, kemi Clinton, Trump dhe personazhe të botës së biznesit që kanë hipur në avion privat dhe kanë kaluar kohë në atë ishull. Nëse ky skandal shpërthen do të shpërthente i gjithë rendi në Amerikë sepse bëhet fjalë për abuzime seksuale në shoqërinë e vajzave të reja në shtëpinë e Epstein, por mund të dalin edhe biseda se çfarë është diskutuar atje. Epstein thuhet se ka qenë vegël e ndonjë shërbimi të huaj, që mund të merrte informacion që do të përdorej më vonë për të shantazhuar liderët’, tha ai.
Komente








