Garuesit e edicionit të 10 të Rally Albania kanë përfunduar ditën e djelë etapën e parë të itinerarit të tyre 7 ditor, i cili përfshiu kryeqytetin e Tiranës dhe rrethinat përreth saj si Baldushku, Petrela etj.
Fitues i etapës së djeshme u shpall Walter Truegler, në vend të dytë italiani Andrea Fesani dhe në vend të tretë u radhit Andrea Cosentino. Ditën e sotme e cila përkon me etapën e dyte është përfshirë territori i juglindjes së Shqipërisë ku ndalesa është qyteti i Peshkopisë.
Përveç adrenalinës së garës duket se nuk kanë munguar dhe incidentet e para ku italianit Andrea Fesani, fituesi i vendit të dytë për etapën e parë i është djegur motorri në zonën Guribardhë, ndërsa garuesi belg Martin Fontyn ka humbur trajektoren.
Nëpërmjet kësaj gare binin në sy edhe bukuritë e këtyre zonave të paeksploruara nga garuesit e huaj, pasi një ndër qëllimet kryesore të kësaj gare është promovimi i turizmit. Gjatë këtij edicioni jubilar, 180 pilotët garojnë me 94 motorra dhe 30 makina sportive.

(Në foton e publikuar në rrjete sociale një nga automjetet e aksidentuar gjatë garës) Foto të tjera

Një risi e këtij edicioni është edhe sistemi i avancuar i gjurmimit i instaluar për telefonat e tipit android, në mënyrë që familjarët apo dhe dashamirësit të ndjekin të preferuarit e tyre gjatë kalimit të etapave. Ndryshe nga vitet e tjera ky edicion përfshin 70% të territorit të vendit, ku nuk do të mungojnë edhe terrenet e vështira për garuesit, të cilat janë një sfidë më vete.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO