Rally spostohet në Meksikë, por Loeb është gjithmonë para të tjerëve

Rally spostohet në Meksikë, por Loeb është gjithmonë para të tjerëve
Superkampioni i garave Rally, 8 herë fitues i titullit botëror në këtë kategori, francezi Sebastien Loeb është shfaqur para të gjithëve në fundin e 12 provave speciale, në etapën e parë të Rally në Meksikë.

Gara në vendin latin, është takimi i tretë në botërorin e Rally, pas garave në Montekarlo dhe në akullin në Suedi. francezi Loeb që drejton nëj makinë Citroen C4, mbylli etapën në kohën 1 orë, 24 minuta e 46 sekonda.

Në vendin e dytë në Rally Meksikë në etapën e parë, doli finlandezi Mikko Hirvonen me 11 minuta diferencë, pilot që gjithashtu garon me nëj Citroen. më pas radha e renditjes vazhdoi me Mads Ostberg, Jari-Matti Latvala, dhe Petter Solberg.

Një e vecantë e garës ishte se prova e nëntë u anulua pasi në një fshat, një grup banorësh meksikanë, nisën të godasin me gurë makinat dhe pilotët.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës