Lauren i cili muajin tjetër do të bëjë 76 vjeç punësoi Stefan Larsson, president i kompanisë Old Navy, e cila prodhon rroba me çmime më të lira. Lauren së shpejti mbush 76 vjeç.
Pavarëisht dorëheqjes si udhëheqës i kompanisë ai nuk do të hiqte dorë kurrë nga moda.
Sipas burimeve për mediat e huaja nga kjo firmë, Ralph Lauren po planifikon që të mbetet stilist për markën “Lauren”
Shitjet vjetore në vitin 2014 nën udhëheqjen e Larsson u rritën me 8 % dhe u bë një biznes i madh i GAP-it.
Për të rritur shitjet dhe të ardhurat në krye të kompanisë “Old Navy” u emërua Mr Lauren.
Duke folur për zëvendësimin e tij, zoti Lauren ka thënë:
"Ai e kupton çfarë ëndrrash janë. Në këtë biznes rëndërsi ka ëndrra pasi ka si qëllim ndryshimin dhe risinë”
Në sfond z Larsson do të ndihmojë markën e Ralph Laurenit për të riorganizuar dhe për të krijuar efikasitet më të madh në zinxhirin e furnizimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)